Grupi i PS-së, Rama:Të humburit na kanë lënë një libër tejet të trashë të marrëzisë, të mos e humbasim nga sytë që të mos biem në të njëjtin batak
Kreu i PS-së, Edi Rama ka mbledhur grupinparlamentar të partisë.
Gjate fjalës se tij para deputeteve, Rama ka keshilluar deputetet të mos harrojnë asnje çast votën që kanë marrë, premtimet që janë bërë dhe përkushtimin që duhet të kenë për të merituar besimin e madh që u është dhënë.
U përpoqëm fort për të fituar mandatin që pas një beteje të gjatë, na u besua me një votë popullore të ngjashme me atë të 1992, tash e mbrapa duhet të perpiqemi si një skuadër kompakte për ta merituar mandatin për PS, LSi, gjithë koalicionin tonë të 1 mln votave- tha Rama.
Rama theksoi se te rezultati i fitores sheh revoltën ndaj pushtetit të pamerituar, grabitjen, dhunën.
Jam përkohesosht i lehtesuar që publikimi i skuadrës sonë të re qeveritare nuk e cënoi pritshmerinë e lartë të njerëzve- tha ai, duke shtuar se do të jenë në provë për qeverisjen e vendit por në mënyrë të veçantë me sjelljen ndaj njerëzve të vendit.
Masa e shumicës që kemi marrë është mishërimi i përgjegjësisë sëë madhe që na është ngarkuar. Ne duhet të kërkojmë nga drejtuesit e partisë në rrethe e njësi të bëjnë atë që do bëjmë ne vetë. Koha që njerezit do na japin në pritje të ndryshimit ështeëtejet e kufizuar. Të humburit na kanë lënë një libër tejet të trashë të marrëzisë, të mos e humbasim nga sytë qe të mos biem në të njëjtin batak- tha ai.