Propozohet përgjysmimi i fushatës zgjedhore

(E plotësuar) Liderët politikë, me përjashtim të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje!, kanë përkarahur idenë që fushata zgjedhore të zgjasë 15 ditë prej 30 sa është aktalisht.
Ndërkaq kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurta kërkuar që fushata të zgjasë 30 ditë. Ai deklaroi se këto ndryshime janë kozmetike dhe se nuk mund të parandalohet vjedhja e votës përmes reformës zgjedhore por duke u mobilizuar i gjithë spektri opozitare për të mbrojtur votën e qytetarëve.
...................................
Lideri i LDK-se, Isa Mustafa, ka mbledhur në një takim liderët e partive politike për të vazhduar diskutimet për reformën zgjedhore.
Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe në të, kësaj here, po merr pjesë edhe Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Pas konsensusit të mëhershëm që Kosova të jetë një zonë zgjedhore, çështje për diskutim janë nëse listat do të jenë të hapura apo të mbyllura, përbërja e KQZ-së, pragu zgjedhor etj./Indeksonline/