E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatorinoja i autobusit, rrëfimi i të mbijetuarit

"Unë punoj fatorino, dhe kam qenë në mes, gati nga fundi i autobusit. Dhe nuk mbaj mend vetëm kur kam parë që autobusi ka dalë nga rruga dhe jam përpjekur që të futem poshte sediljeve, kaq ka qenë. Nuk e kuptoj as vetë se si ka ndodhur", nis rrëfiminë e tij Pjerin Kola. Ai është fatorino i autobusit që u aksidentua të shtunën në Gjegjan të Pukës ku humbën jetën 14 persona, dhe 12 të tjerë u plagosën.

Në një intervistë për Alsat, në spitalin ushtarak ku dhe ka marr ndihmën mjekësore, ai përpiqet të rikujtojë momentin që solli tragjedinë, por thotë se e ka shumë të vështirë dhe se nuk mban mend asgjë.

"Pastaj unë smbaj mend asgjë. Ka pas vranësira, them që nuk mbaj asgjë mend, dhe nuk jam i përqëndruar. Tani jam dicka më mirë", vijon rrëfimin Kola. Pjerin Kola thotë se e bënte cdo ditë rrugën Durrës-Fushë Arrëz e anasjelltas, dhe se terreni ishte i vështirë.

"Drejtuesin e mjetit patjetër që e njoh, ne ishim shok bashkë me të. Shoferi i mirë, nuk e di se si ka ndodhur. Ndihmën e parë e kam marr te spitali, më kanë thënë që kam dalë vetë në rrugë, nuk e di se si kam dalë. Ajo është zonë e rrezikshme, me gremina. Shansi po të shpëtoi", thotë Kola.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›