Hetimet për aksidentin tragjik, shoferi ka humbur kontrollin
Humbja e kontrollit gjate drejtimit te mjetit ka rezultuar te kete qene edhe shkaku i aksidentit tragjik te se shtunes ne fashtin Dom te komunes Gjegjan, ku humben jeten 14 persona dhe u plagosen 12 te tjere. Grupi hetimor i ngritur për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë i kryesuar nga Prokurori i rrethit Pukë, ka konkluduar se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij, Zef Mark Frroku (Gjergji). Pas dhënies se ndihmes se pare personave te aksidentuar, eksperte e policise kane fiksuar provat ne vendin e ngjarjes per te zbardhur edhe shkaqet e këtij aksidenti te rende.
• Fatorinoja i autobusit, rrëfimi i të mbijetuarit
• Del nga rruga autobusi, 14 të vdekur
• Drejtuesit e shtetit në Spitalin Ushtarak
• 18 korriku, ditë zie kombëtare
• Pasqyrimi i mediave ndërkombëtare
Ne deklaraten zyrtare te Drejtorise se Përgjithshme te Policise se Shtetit, behet se ditur se: “Nga kryerja e ekspertimit auto-teknik të mjetit ka rezultuar se shpejtësia e lëvizjes së mjetit ka qenë brenda normave të lejuara, lëvizja është kryer brenda normave të qarkullimit rrugor dhe në kahun e lejuar, sistemi i drejtimit të mjetit ka funksionuar normalisht. Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse dhe kishte një përvojë shumëvjeçare në drejtim, ndërkohë gjendja e rrugëve ishte e rregullt. Nga raporti i mjekësisë ligjore nuk rezulton që drejtuesi i mjetit të ketë pasur probleme të menjëhershme të natyrës shëndetësore gjatë drejtimit të mjetit. Ndërkohë nga pyetja e dëshmitarëve nuk rezulton të ketë pasur mjet tjetër në momentin e ndodhjes së aksidentit.”
Pritet te merren edhe dëshmitë e të dëmtuarve nga ky aksident pas përmirësimit te gjendjes së tyre shëndetësore, pasi dëshmitë e tyre do të hedhin dritë mbi rrethanat e ndodhjes së aksidentit. Autobuzi me traga Puke 1330 A, me 26 pasagjere po udhëtonte nga Durresi ne drejtim te Fushe Arrezit.
Të plagosurit në Spitalin Ushtarak, një fëmijë në gjendje të rëndë
Nata ka qene e veshtire per 10 te plagosurit ne Spitalin Ushtarak. Nje nga dy femijet e operuar eshte jashte rrezikut per jeten, ndersa tjetri eshte ne gjendje te rende shendetesore. Sipas ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, 9-vjecari, Erikson Peraj ka demtime ne mushkeri dhe është pacienti në gjendjen më të rëndë që po asistohet në spitalin ushtarak pas aksidentit. Të njejtën gjë konfirmon dhe shefi reanimacionit Tefik Zhurda.
"Gjendja e këtij fëmije është i rëndë dhe ne jemi të rezervuar në vlerësimin e prognozës së tij në këtë moment. Ky është problemi i madh në të gjithë të lënduarit, përvec dy të tjerë që janë në një formë paksa më të lehtë, po gjithsesi me prognozë dhe ata të rezervuar. Ndërsa 7 të tjerët përgjithësit kanë një gjendje shumë të qëndrueshme", tha Petrit Vasili, ministër i Shendetësisë.
"Janë dy fëmijë që janë intervenuar mbrëmë për shkak të fluksit të madh në urgjencë u hap blloku operator dhe ata ndodhen aktualisht atje. Shpresojmë që njëri mund të dalë nga ventilacioni mekanik pasi situata e tij është mirë, kurse tjetri ngelet një i sëmurë serioz, bëhet fjalë për dëmtimin e të dy mushkërive, u operua mbrëmë gjatë gjithë natës", bëri të ditur Tefik Zhurda, shef i reanimacionit. Nderkaq, sipas Zhurdes gjendja shendetesore e 8 te plagosurve te tjere nga aksidenti në Fushë Arrëz paraqitet e stabilizuar.
Denada Shkodrani/ Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e diel , 18 korrik 2010 ) < I mëparshmi