Presidenti pranë të plagosurve: Kujdes gjatë udhëtimeve
Pasi ka vizituar të plagosurit të autobusit që ra një ditë më parë në greminë, presidenti Topi ka lëshuar një apel të fortë, për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Sipas tij, tragjedi me përmasa të tilla si ajo e Fushë Arrëzit dhe në pikun e sezonit veror, mund të evitohen vetëm nëse qytetarët tregojnë kujdes.
"Nuk duhet parë polici rrugor si personi që të vendos gjobën, përkundrazi, duhet të shihet si personi që respekton ligjin, që i shërben qytetarëve, i shërben dhe atij që i jep makinës por dhe atij që është këmbësor. Ky është apeli që jap sot mos mendoni vetëm ditën e tragjedive të mëdha. Shteti ka strukturat e veta, por cdo qytetar duhet të sillet në mënyrë shumë të qytetëruar. Duhet të mendojë për veten, të mendojë për fëmijët, dhe sidomos drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes", apeloi Topi.
Kreu i shtetit u shpreh optimist për rekuperimin e të plagosurve ndërkohë ashtu si kryeministri premtoi ndihmë financiare për të prekurit nga tragjedia. "Tragjedi të kësaj natyre është në detyrimin e qeverisë, dhe besoj se do të merren të gjitha masat, jo vetëm për kalimin e kësaj situate traumatike, që është dhe psikologjike, por besoj dhe për trajtime të mëtejshme. Sikurse dhe raste të tjera dhe në këtë rast patjetër do të ketë një trajtim nga shteti", vijoi Topi.
Elona Gjylmi < I mëparshmi