E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatos Beja per ABC News E rendesishme qe konfliktet te zgjidhen ne institucione

“Shqipëria nuk e mori statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian, për shkak të bojkotit dhe ngërçit politik”.

Kështu është shprehur në studion e “ABC News”, gjatë një interviste, deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Beja.

Sipas tij, burimi i konflikteve politike në Shqipëri kanë qenë zgjedhjet këto kohë.

“Raporti i OSBE/ODIHR-it i pranoi zgjedhjet dhe tha se janë me standarde të larta.

Por opozita e bllokoi procesin e integrimit pasi nuk votoi në Parlament.

Eshtë shumë e rëndësishme që konfliktet të zgjidhen në institucione.

Tani nuk ka më kohë për fjalë, po për vepra”, theksoi ai.

Duke përfunduar se mazhoranca është e hapur për bashkëpunim.

“Kodi është i duhuri, por duhet të bëhen disa ndryshime sipas rekomandimeve.

Problemi nuk qëndron tek kodi si i tërë. Pasi Kodi aktual është pranuar nga të dyja palët

Ndërkaq, ndërkombëtarët kanë ofruar ekspertizën e tyre”, tha ai.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›