E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, pritet shqyrtimi i ligjit për Gjykatën Administrative

Kuvendi pritet të mblidhet sot në seancë plenare ku pritet të miratohen një sërë ligjesh.
 

Ndryshe nga seancat e mëparshme ku në rend të ditës janë vendosur një sërë kodesh dhe ligjesh të cilat kërkojnë shumicë të miratuar, në seancën e sotme është parashikuar vetëm p/ligji për ngritjen e Gjykatës Admnistrative.
 

Kuvendi ka shtyrë disa seanca rresht miratimin e ligjeve me 3/5 pasi këto ligje nuk kanë marrë konsensusin e opozitës e cila ka theksuar se nuk do të japë votën e saj pa u shqyrtuar më parë pakti prej 10 pikash.
 

Gjithashtu në rend të ditës është parashikuar sot edhe një interepelancë me ministrin e informacionit Genc Pollo, kërkuar nga deputeti socialist Taulant Balla.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›