Përgjimi: Meta do blejë 9 deputetë. Fratini përgënjeshtrohet nga fotot (biseda e përgjuar)
www.youtube.com/watch?v=RbStNUcr73s
Ardit Rada / Tiscali.it
Ish-zv.kryeministri Ilir Meta është përmendur të paktën tre herë në përgjimet e sekserit të Berluskonit dhe sekretares së ministrit të Jashtëm italian, Franko Fratini. Fakte të reja kanë dalë në dritë mbi përgjimet në Itali për ish-gazetarin Valter Lavitola, i cili bashkëpunonte, por edhe përfitonte me anë të presioneve ndaj Beluskonit. Disa prej përgjimeve kanë lidhje me Shqipërinë. Në tetor të vitit 2009, kur Ilir Meta mbante postin zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Lavitola i ka telefonuar sekretares së ministrit të Jashtëm të Italisë, Franko Fratini, që ti mundësojë pjesëmarrjen në takim pasi Lavitola e shihet si shumë të rëndësishëm për shumë zhvillime të mëvonshme. Sekretarja i përcjell porositë e Fratinit duke e udhëzuar se si duhet të veprojë që takimi të duket rastësor. Por Lavitola kërkon takim të të treve në zyrën e Fratinit dhe jo skena në paradhomë. Madje ai thotë: Meta është ai që mban në këmbë qeverinë Berisha ka katër deputetë dhe po kërkon të blejë edhe nëntë të tjerë pjesën tjetër do ta shpjegoj më vonë është shumë e rëndësishme, . Biseda telefonike me sekretare e Fratini është bërë gjashtë ditë para zhvillimit të takimit Fratini-Meta në kryeqytetin italian. Fratini dje e ka mohuar qe Meta dhe Lavitola te jeen takuar, por menjehere media italiane e nxorri zbuluar. ajo publikoi fotot Meta-Fratini Lavitola (foto ne krye) e cila e pergenjeshtron deklaraten e ministrit te jashtem italian dhe e ve ate ne nje pozite te veshtire
****
Shprehja e tij e preferuar ishte jam këshilltari i kryeministrit Berluskoni. Kështu i prezantohej Valter Lavitola bashkëbisedueseve të tij të shumtë, shpeshherë duke saktësuar se sapo kishte folur me kryeministrin. Sipas asaj që shkruajnë gazetat italiane, askush nuk e kundërshtonte, gjë që tregon se ajo çka ai thoshte ishte e vërtetë dhe afërsia e tij me Kavalierin ishte diçka reale. Siç vë në dukje gazeta Repubblica, ai thirrej e dëgjohej nga krerët e shtetit. Duke lexuar procesverbalet e përgjimit kuptohet mirë se ish-drejtori i gazetës Avanti ndodhet në shtëpi dhe prej aty telefonon sekretaren e Fratinit më 13 tetor 2009 në orën 10:13. Kërkon të marrë pjesë në një takim me zv.kryeministrin e Shqipërisë, Ilir Meta.
PËRGJIMI
Nadia (sekretarja e Franko Fratinit): Atëherë.. Ai, këtë ministrin shqiptar do ta takojë më datë 21 dhe do të bëjë këtë takimin institucional. Ti vendosesh në paradhomën tonë dhe në momentin që ata dalin nga salla
Lavitola: Por jo, jo Më fal Në orën 11, a nuk mund të më vendosësh në dhomën (zyrën) e tij në vend që të më vesh në paradhomë? Se dukem sikur
N: Nuk u kuptuam.. Unë po të jap koordinatat që më jep Ai Ti qëndron në paradhomë.. Dhe kur të dalin, ai do tju prezantojë, do të shtrëngoni duart e më pas nuk e di
L: Dëgjo Nadia, nëse më lejon Se Franko e di Unë këtë e njoh prej 10 vitesh
N: Po, por ai nuk e çon në zyrën e tij pas takimit institucional. Në përgjithësi kjo nuk ndodh kurrë.
L: Po nuk i thua dot nëse mund të ndodhë në këtë rast?
N: Jo, ndodh aty për aty. Sepse duke qenë se ti do të jesh jashtë, ndoshta ai do ti thotë Ah, qenka doktor Lavitola që ti e njeh Hyjmë.. Nuk hyjmë.. Këtë nuk e di. Nëse ai më thotë të të orientoj kështu, e bën sepse qartazi do që ky takim të bëhet në dalje, si të ishte diçka rastësore Ku dreqin ta di unë
KËMBËNGULJA
Lavitola telefonon përsëri sekretaren e Fratinit për takimin e pritshëm me Ilir Metën:
Dëgjo, më 15 më ka thënë ministri që ka atë takimin që folëm me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm shqiptar.. Atëherë duke qenë se është takim zyrtar, do të ishte me shumë rëndësi për një sërë ngjarjesh, që ti shpjegoj më vonë dhe që Franko i njeh, që unë në fund të takimit të isha në dhomën-zyrën e Frankos për të shkëmbyer dy-tri fjalë, unë dhe ai. Ky tipi është ai që mban në këmbë qeverinë Berisha, ka katër deputetë dhe po tenton të blejë nëntë të tjerë Nejse, se të sqaroj më vonë, është e kotë të ti them përgjysmë në telefon Kështu që do të ishte me rëndësi.
Por ish-drejtori i Avanti-t flet dhe për një çështje tjetër urgjente. Ajo gjëja tjetër.. Shiko se ti mund të bësh një mrekulli.. Unë sapo fola me kryeministrin që është i fiksuar pas telefonit.
Eh, duket, përgjigjet sekretarja.
Është një ngjarje e një rëndësie të veçantë, të cilën ai nuk arrin ta kapë. I vetmi, me të cilin mendoj se do të arsyetonte, është Franko. Bëhet fjalë për punë gjykate. Është diçka shumë e rëndësishme. Unë vetëm këtë shpresë kam. Duhet të flas 5 minuta personalisht me Frankon. Kudo që të jetë, në makinë, në avion, në zyrë, në Parlament, në Senat, në mbyllje të një mbledhjeje. 5 minuta..
Sot është me të vërtetë e pamundur Valter, ia pret shkurt Nadia, por ai nuk dorëzohet:
Po sikur ta shoqëroj për në aeroport siç bëj gjithmonë me shefin? propozon Lavitola.
Do ti them dhe të bëj me dije, është përgjigja e sekretares së Fratinit.
Kush është Valter Lavitola
I lindur më 1966, Lavitola është i martuar me gazetaren Mariastela Bukioli dhe kanë një djalë. Valter Lavitola ka përfunduar studimet për Shkenca Politike në universitetin La Sapienza të Romës. Lavitola u njoh me Silvio Berluskonin në mesin e viteve 90 duke u përpjekur për tu bërë pjesë e jetës parlamentare italiane. I angazhuar me sektorin e peshkimit në Amerikën e Jugut, në Itali ai punoi në sektorin e gazetarisë International Press dhe që prej 1996 është drejtor i gazetës LAvanti. Në 2003, kur gazeta u rikthye në botim pas një pushimi, ai merr në dorë publikimin e saj. Ka tentuar të hyjë në politikë duke shfrytëzuar influencën e tij mbi Kryeministrin Silvio Berluskoni. Lavitola ka qenë kandidat i Forza Italia në zonat e jugut për zgjedhjet evropiane të vitit 2004, por nuk arriti të zgjidhej deputet. I është nënshtruar hetimit që më 2011 kur Prokuroria e Napolit nisi të hetonte njëkohësisht edhe sipërmarrësin Xhiampaolo Tarantini për lidhje me pasojë shpërblimin e drejtpërdrejtë me kryeministrin Berluskoni. Në vijim, ky hetim zbuloi ndër të tjera përfshirjen e Lavitolas në një rrjet aktivitetesh ndërkombëtare si ndërmjetës. Lavitola aktualisht është i përjashtuar nga Urdhri i Gazetarit në përputhje me Nenin 39 të Ligjit Nr. 69 të 1963. Më 1 shtator të këtij viti, Gjykata lëshoi një urdhër ndalimi ndaj Valter Lavitolas. Pas kësaj, më 14 tetor 2011, edhe Prokuroria e Barit konfirmoi kërkesën për arrest të tij.
Fratini: Takimi nuk u bë
Fotot tregojnë të kundërtën
Ministri Fratini u mbrojt duke thënë që nga publikimi i plotë i përgjimeve vërtetohet se Lavitola nuk ka marrë pjesë kurrë në takime institucionale, edhe pse ndoshta kërkonte. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të Maurizio Belpietros gjatë transmetimit të programit La Telefonata, Franko Fratini, mjaft i njohur edhe në Shqipëri, anashkalon përgjigjen direkte lidhur me rastin e takimit me Metën. Lidhur me përgjimin e telefonatave, në të cilat Lavitola i kërkonte sekretares së Fratinit që të merrte pjesë në takimin italo-shqiptar, titullari i Ministrisë së Jashtme tha dje se : Nuk kam ngatërruar kurrë aktivitetin institucional me aktivitete të ndonjë lloji tjetër.. por nga fjalët e sekretares duket qartë që ai e ka udhëzuar atë të mësojë Lavitolan se ku duhe