E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Beja per ABC News Me bashkepunuese opozita me mire eshte per vendin

Parlamenti gjatë këtij sesioni, i cili shënoi sot ditën e tij të fundit, ka miratuar shumë ligje që janë të rëndësishme për këtë vend dhe që u shërbejnë qytetarëve.

Një fakt të tillë e ka pohuar në studion e “ABC News”, përfaqësuesi i mazhorancës, Fatos Beja, gjatë një bisede për ecurinë e këtij sesioni parlamentar.

“Nuk mund të mohohet rëndësia e opozitës në parlament.

Ajo duhet të jetë aty për të kryer oponencën që i takon.

Parlamenti duhet të funksionojë normalisht, pasi është në të mirë të vendit.

Sa më bashkëpunuese të jetë opozita, aq më mirë është për vendin”, tha ai.

Duke shtuar se tani paraqitet nevoja që opozita të bashkëpunojë për Kodin Zgjedhor.

“Nga ana e saj, mazhoranca është shfaqur mjaft e hapur me opozitën për bashkëpunim”, vuri në dukje Beja.

Sipas tij, mesazhet që erdhën nga Brukseli për bashkëpunim, duhet të vihen në zbatim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›