Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së

Nesër në orën 10:00 pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i cili do të drejtohet nga kryeministri Sali Berisha.
Mësohet se Këshilli Kombëtar i PD-së, do të diskutojë për analizën e zgjedhjeve të 8 majit, kryesisht për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rezultatin që u arrit në çdo bashki dhe komunë të vendit.
Në këtë mbledhje të Këshillit të Kombëtar, një pikë tjetër po aq e rëndësishme është edhe zgjedhja e strukturave të larta të PD-së, konkretisht kryesisë së saj dhe sekretariatit.
Kuvendi Kombëtar i PD-së, i mbajtur në 14 dhjetor të 2009-ës rikonfirmoi kryeministrin, Sali Berishën në krye të partisë me 1208 vota pro, nga 1218 delegatë si dhe zgjodhi edhe Këshillin e ri Kombëtar.