Fatos Klosi ka probleme me vapen, preferon shapkat
Jemi mesuar, qe njerezit e politikes t'i shohim te veshur me shume seriozitet edhe ne jeten e tyre te perditshme. Madje edhe ne ditet e nxehta, atehere kur e kane te pamundur te mbajne kostumin, politikanet preferojne dicka sportive, por pa e tepruar ne kete drejtim. Me sa duket, Fatos Klosi ben perjashtim nga rregulli. Ndoshta per faktin, se tani qe nuk eshte deputet ai e ndjen veten me pak te rendesishem ne politike, apo per ndonje arsye tjeter nuk dime ta themi, por sic shihet ne foto, zoti Klosi nuk e ka aspak problem te dale me shapka ne mes te Tiranes. Nuk duam te paragjykojme kurrsesi zgjedhjet e tij ne keto dite te nxehta vere, sepse e kuptojme, qe duke mos patur me pozitat e dikurshme, ndoshta ish Kryetari i SHISH-it, nuk e kushtezon veten ne menyren se si vishet, madje edhe atehere kur i duhet te shkoje ne banke.