Juli Ndoci: Ju tregoj jeten time gjermane
Kane kaluar me shume se dhjete vjet, qe nga koha kur ne Festivalin e Kenges ne RTSH, Juli Ndoci do te performonte ne krah te vellait te saj Frederikut dhe kengetares Manjola Nallbani, duke fituar cmimin e pare me kengen "Toka e Diellit". Atehere ajo ishte nje vajze e re, qe ne skenen e festivalit sillte jo vetem tonet e vecante te zerit te saj, por edhe nje fryme moderniste per kohen. Por vitet qe pasuan dhe transformimet, qe shoqeruan realitetin politiko-social ne vendin tone, do te sillnin ndryshime te dukshme ne jeten e Juli Ndocit. Ne pamundesi per te hyre ne Akademine e Arteve per te studiuar kritiken e artit, ne moshen 20-vjecare ajo niset drejt Gjermanise, ende e pasigurt per ate cfare e priste dhe pa projekte te qarta per vijimesine. Si cdo emigrant, kengetarja eshte perballur me veshtiresite e nje realiteti tjeter, te panjohur dhe krejt ndryshe nga bota ku vinte ajo. Por duket se pikerisht muzika e ka ndihmuar te hyje ne rrugen e duhur, ku u njoh edhe me bashkeshortin e saj aktual, me te cilin ka tashme nje vajze 8-vjece. Vetem disa jave me pare, ajo ishte ne Shqiperi per pushime se bashku me familjen dhe ndonese e ndjen mungesen e skenes shqiptare, ende nuk gjen aty hapesirat e duhura per nje artist.
Jeni kthyer ne Shqiperi, pas disa vitesh dhe madje edhe keni kenduar, si ju eshte dukur ky rikthim?
Nga ana artistike nuk jam kthyer akoma 100%, jam ende si macja qe perpara se te hedhi hapin, provon nje here nese toka e mban.
Per cfare ju kishte marre malli me shume?
Kete here per detin. Po une u befasova pozitivisht nga plazhi i Velipojes. Jo persa i perket pastertise, po per pjesemarrjen e pushuesve ne aktivitetet kulturore dhe koncertet e ndryshme te organizuara atje. Riku ka realizuar disa koncerte, ku mora pjese edhe une. U gezova pa mase, kur atje pashe rreth 1000 spektatore, nga mosha 16-80 vjec, qe kendonin e kercenin se bashku, edhe me te vertet me kishte marre malli per nje perjetim te tille.
Ju ka munguar skena gjate ketyre viteve dhe a ke menduar per t'u kthyer apo te marresh pjese ne ndonje festival ne Shqiperi?
Personalisht skena nuk me mungon, ama skena shqiptare po. Te kendosh eshte nje art figurativ, ku nuk do te thote vetem te vishesh bukur, te lyhesh bukur, por duhet edhe te kendosh bukur. Per momentin kjo e fundit, per mendimin tim kryesorja, nuk merr nje vlere te madhe ne festivale, ngaqe te shumten e rasteve kendohet ne playback. Keshtu qe emocioni kryesor, qe ti si artist duhet te transmetosh tek spektatori, mungon.
Si shkon jeta jote ne Gjermani dhe me cfare merresh aty?
Ketu jam shume e lumtur. Kendoj. Kam tre projekte te ndryshme. Me grupin "Goja Mars", ku kendoj muziken qe kam kompozuar vete, me grupin "Motrat", ku bashke me Riten kendojme kenge shqiptare te trajtuara jazz, me nje formacion trio (piano, kontrabas, dhe drumms) dhe te tre muzikantet jane gjermane. Kam gjithashtu edhe nje grup tjeter "Exile Lounge" me te cilin kendojme Akapela "World of Music". Jemi tre kengetare, Karen Baumgartel nga Kanadaja, Flora Hirschfeld me origjine nga Izraeli dhe une. Me "Exile Lounge" vume ne skene nje teater, qe pati shume sukses, vitin e kaluar, ndaj edhe kete vit rivume ne 10 shfaqje. Ndoshta ne fund te Nentorit do te kemi serish shfaqje te tjera. Por gjithashtu jam moderatore ne radion e qytetit ku jetoj, "Tonkuhle". Duke ju thene, qe nuk e kam braktisur muziken shqiptare, e vertetoj kete fakt me krijimin tim te ri, "Jehona e maleve", nje kenge shqiptare, qe tashme ka hyre edhe ne hit paraden e qytetit.
Juli, ju keni nje vajze te vetme Dorela, keni menduar per femije te tjere?
Per femije te tjere nuk e di, po kam edhe pak kohe te mendohem. (qesh)
A ka edhe Dorela prirje artistike, duke qene se edhe emri i saj eshte perbere nga nota muzikore?
Dorela ka filluar qe tani te perfshihet ne art. Madje ne pjesen teatrale, qe ne vume ne skene vitin e kaluar, kishte edhe ajo nje rol. Besoj se do te vazhdoje keshtu.
Nderkohe dime, qe bashkeshorti jua eshte gjerman. Eshte e veshtire per nje shqiptare te jetoje me nje te huaj?
Une mund te flas per veten time, absolutisht jo, por per te tjeret nuk e di. Megjithate jam e mendimit, qe nuk eshte menjehere e mundshme pa komplikacione.
Si mendon ti, a ndryshon mentaliteti i nje mashkulli ne Shqiperi nga nje mashkull ne Gjermani ?
Duke u munduar te anashkaloj paragjykimet, qe personalisht i urrej, them se nuk ka edhe aq shume ndryshime. Ne pergjithesi, karrocieri eshte karrocier, si ne Shqiperi ashtu edhe ne Gjermani, artisti eshte artist si atje edhe ketu, politikani eshte politikan si atje edhe ketu, budallai eshte budalla, intelektuali eshte intelektual. Xhelozia eshte e njejta.
Ke pasur veshtiresi me pershtatjen ne jeten gjermane?
Une jetoj, qe ne shekullin e kaluar ne Gjermani. Fakti qe te gjithe qe me njohin, me thone se nuk kam ndryshuar, do te thote qe une isha e integruar ne jeten gjermane para se te shkoja atje. (qesh)
Po prinderit e tu, e pranuan me lehtesi faktin, qe zgjodhe te martohesh me nje te huaj?
Fiks fare. Prinderve u intereson fakti, qe une jam e lumtur. Edhe ata jane gjithnje pro - lumturise.
Juli, me cfare merret bashkeshorti yt, eshte edhe ai artist, dhe cfare mendon per muziken, te shtyn te kendosh?
Po shpirti im eshte artist, eshte aktor teatri edhe DJ, quhet Oliver Dressel.
Ai, jo vetem qe e adhuron krijimtarine dhe zerin tim, po ma pasuron gjithnje thesarin muzikor, duke me hapur keshtu gjithnje nje dritare me nje kendveshtrim te ri persa i perket inspiracionit.
Je penduar ndonjehere per zgjedhjen qe bere, duke u larguar nga Shqiperia?
Ekziston kjo fjala "pjo"?(Qesh) Ne fakt nuk e di, po jam e sigurt nese do te pendohem do te kthehem prape.
Si jane marredheniet me motren tende Rita dhe Rikun, komunikon shpesh me ta?
Ngaqe kam nje moter e nje vella te vetem i dua shume, po te ishin 4 ose 5 do te ishte ndryshe puna. Me Riten komunikoj cdo dite, kurse me Rikun pak me rralle, se eshte shume shtrenjte telefoni. (Qesh)
Koncertet nostalgjike me Frederikun
Vera e ketij viti e solli ne Shqiperi Juli Ndocin, jo vetem per te kaluar disa dite pushime, por edhe per te rikthyer nostalgjine e skenes dhe muzikes shqiptare. Ndonese ne Gjermani, se bashku me motren Rita kane gjetur hapesirat e mjaftueshme per te kenduar shqip, duket se ajo ndjen me shume mungesen e spektatorit shqiptar. Ka qene kjo nje arsye me shume, qe e beri t'i rikthehej koncerteve, duke shoqeruar vellain e saj Frederikun, gjate turneut te tij kryesisht ne veri te vendit dhe ne plazhin e Velipojes.
"Goja mars", nje grup gjerman me emer shqiptar
Eshte shume interesante, gjetja qe Juli Ndoci ka bere me grupin e saj ne Gjermani. Nje emer shqiptar, qe ka arritur te pershtatet edhe me gjermanishten. "Goja mars", i krijuar ne vitin 2006 lidhet sa me tingujt dhe zerin qe del nga goja, aq edhe me marsin, muajin ne te cilin ka lindur Juli. Ritmeve te muzikes se tyre u jane shtuar disa motive urbane mes Tiranes dhe Hamburgut. Ne qender te grupit eshte dyshja kreative e kengetares Juli Ndoci dhe instrumentistit Carl Rose, ndersa pjesa me e madhe e krijimeve jane realizuar nga kompozitori Stefan Wurz.