Situata mjedisore, mbyllen 200 aktivitete qe ndotin
Mbi 200 aktivitete te ndryshme qe kane pasur ndikim negativ ne mjedis jane mbyllur gjate kesaj periudhe nga Ministria e Mjedisit. Dje, gjate analizes 7 mujore te punes, Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli deklaroi se jane gjobitur nje sere subjektesh per shkelje qe arrijne ne vleren 44 milione leke, nderkohe qe jane derguar per ndjekje penale edhe 100 shkeles. "Per zbatimin e kuadrit ligjor jane ushtruar kontrolle intensive ndaj subjekteve me ndikim ne mjedis dhe jane vendosur gjoba me vlere totale 44 milion leke", theksoi Xhuveli, nderkohe qe jane marrre edhe nje sere reformash per reduktimin e afateve dhe te numrit te lejeve mjedisore. "Kjo reforme konsiston ne shkurtimin e afatit kohor per aplikim per leje, ne lehtesimin dhe reduktimin e dokumentacionit per te aplikuar per leje, si dhe ne perdorimin e procedures se ankandit, me qellim rritjen e efektivitetit te administrimit te burimeve natyrore", vazhdoi ministri. Nderkohe, me urdher te vecante te Ministrit eshte ulur numri i dokumenteve te kerkuara, si edhe jane reduktuar tarifat e lejeve nga 30 perqind deri ne 50 perqind. Sipas ministrit te Mjedisit, gjate 7 mujorit te pare te ketij viti ,jane dhene rreth 600 leje dhe autorizime mjedisore me shume se e njejta periudhe e vitit 2007, ose 1630 leje dhe autorizime mjedisore. Per sa i perket cilesise se ajrit, ministri sqaroi se ka nje permiresim te ndjeshem dhe si pasoje e monitorimeve, eshte konstatuar se permbajtja e pluhurit eshte rreth 30 per qind me pak se e njejta periudhe e vitit te kaluar. Nderkohe, persa i perket cilesise se ujerave te plazheve mesohet se nje pjese e vogel e tyre kane rezultuar problematike. Keshtu, monitorimet mikrobiologjike te ujerave te plazheve jane kryer ne 71 stacione ne zonat me te frekuentuara gjate sezonit te plazhit ne te gjithe linjen bregdetare te vendit tone. Nga rezultatet e monitorimit vleresohet se cilesia e ujerave ne 63 stacione eshte ne perputhje me rekomandimet e OBSH dhe BE, ndersa ne 8 te tjere rezultatet vazhdojne te mbeten problematike.
Gerdeci
Gjendja e ajrit ne fshatin Gerdec i eshte rikthyer normalitet. Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, deklaroi se pas monitorimeve vetem zona e kraterit ku ka ndodhur shperthimi rezulton problematike, ndersa uji dhe ajri jane ne parametra normale.
Gerdeci
Gjendja e ajrit ne fshatin Gerdec i eshte rikthyer normalitet. Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, deklaroi se pas monitorimeve vetem zona e kraterit ku ka ndodhur shperthimi rezulton problematike, ndersa uji dhe ajri jane ne parametra normale.