Faturat e djegura te kuvendit

Fatura me shumë shifra e parlamentit të ri luksoz që qeveria do të
ndërtojë pas shkatërrimit të Piramidës tejkalon cdo limit financiar dhe
djeg shume mundësi për t'iu ardhur në ndihmë qytetarëve.
Shifra 110 milion euro qe qeveria ka deklaruar deri tani se do te shpezojë per godinen e re, ka nje kosto mesatare prej 785 mijë euro për cdo deputet. Me cmimet aktuale të apartamenteve, me 785 mijë euro, që do të jetë kostoja për cdo deputet, blihet ne treg deri në 2 mijë metra katrorë apartamente të ndërtuara në kryeqytet.
Sipas dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve Publike, kostoja që qeveria paguan për të ndërtuar banesë sociale për një familje të pastrehë është 29 mijë euro. Kjo do të thotë se me 110 milion euro te qe qeveria ka menduar të shpenzojë për kuvendin e ri, mund të strehonin te pakten 3800 familje të pastreha.