E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Kabinet elektronik ne te gjitha institucionet

Kryeministri Sali Berisha mblodhi sot kabinetin e tij në mbledhjen e 100 të saj. Ai bëri të ditur se tashmë zëvendësimi i procedurave elektronike me ato mekanike, kanë kursyer me tonelata letër e pajisje të tjera. Në këtë mbledhje Berisha i bëri apel për të shtrirë më të gjitha institucionet kabinetin elektronik.

“Shqipëria renditet në nivel të lakmueshëm në përdorimin e internetit . Kemi marrë mas për ulje të ndjeshme për çmimet e internetit. Teknologjia 3G, pas lëshimit të licencës së parë, sot është dominuar nga kompania Vodafon. Sot qytetarët shqiptarë me celular notojnë në internet. Licenca tjetër 3 G është hedhur në treg. Po dua të theksoj se ajo e para ishte e suksesshme në treg, ajo u vlerësua 3 herë më shumë. “, tha Berisha.

Me tej ai risolli në vëmendje se AKEP në bashkëpunim me kompanitë bënë ët mundur portabilitetin e numrit, e cila ju jep mundësi qytetarëve të zgjedhin kompaninë. Kryeministri nënvizoi se ka një ulje të çmimeve, por jo aty ku duhet. AKEP po bën një studim për të uljen e më tejshme ët çmimeve. Sipas tij në muaj në vazhdim pritet te ketë një rëndë drastik të çmimit të internetit.
Kjo fushë po zhvillohet me shpejtësi.

Turizmi dhe mosha dixhitale janë dy prioritete të qeverisë që duhet të ecin bashkë.

“Shqipëria në moshën dixhital është një ëndërr e bukur e shqiptarëve, pasi ajo është një fakton për zhvillimin e vendit. Shqipëria në përdorimin e telefonisë mobile dhe internet ka kapur nivele të larta dhe kjo akt ë bëjë me pasionin që shqiptarët kanë për të vërtetën.”, tha kryeministri

Ai nënvizoi se ndaj qeveria mbetet e vendosur për të bërët ë gjitha përpjekjet që ky vend t ketë moshën më të konsoliduar dixhitale.
Kryeministri bëri të ditur se në universitet shqiptare në këtë degë do të ulen 4600 studentë.
Kryeministri tha se pas shtrirjes së interneti në çdo shkollë, Posta Shqiptare ofron internet falas në 540 zyrat e saj.

“Në një hark kohor të shkurtër janë regjistruar 2.2 milionë përdorues të internetit”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›