E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fayyad: Izraeli të përmbushë detyrimet ndërkombëtare

Jerusalem -Autoriteti Palestinez njoftoi sot se qeveria e ardhshme izraelite duhet të përmbushë detyrimet ndërkombëtare për të vazhduar bisedimet për paqe. "Pavarësisht nga qeveria që do të krijohet ... pritshmëria jonë është e njëjtë", deklaroi kryeministri i Autoritetit Palestinez, Salam Fayyad për gazetarët. "Ne besojmë se pritshmëria e komunitetit ndërkombëtar për Izraelin do të jetë e njëjtë me pritshmërinë tonë", shtoi ai.

Partia e krahut të djathtë Likud e drejtuar nga Benjamin Netanyahu dhe partia Kadima e drejtuar nga Tzipi Livni kanë pretenduar mbrëmë të dyja se kanë fituar. Por blloku i partive të krahut të djathtë me sa duket ka siguruar shumicën në parlament, përfshi partia Yisrael Beiteinu e Avigdor Lieberman, e cila është renditur e treta për shkak të retorikës së tij anti-arabe.

"Duhet të ndërmerren hapa për t'i dhënë fund pushtimit që filloi në vitin 1967. Kjo duhet të nënkuptojë zbatimin e menjëhershëm të kushteve dhe detyrimeve kryesore që qeveria izraelite ka pranuar më përpara", deklaroi Fayyad. Autoriteti Palestinez i drejtuar nga lideri Mahmoud Abbas ka mbështetjen e administratës së re amerikane dhe të komunitetit ndërkombëtar për një rifillim të bisedimeve për paqe që kanë si synim krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Por Netanyahu dhe partitë e tjera izraelite të krahut të djathtë i refuzojnë pjesën më të madhe të kërkesave të palestinezëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›