Irak, pesë të vdekur nga shpërthimi i një bombe
Bagdad -Si pasojë e një shpërthimi të një bombe të vendosur në një makinë të parkuar shpërtheu në jugperëndim të Bagdadit, pesë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën, njoftoi policia irakiane. Shpërthimi ndodhi në lagjen Bayaa, njoftoi policia, duke shtuar se numri i viktimave mund të rritet. Dhuna ka rënë ndjeshëm në Irak, por sulmet kamikaze dhe me autobomba janë të shpeshta.