E Diel, 1 Nëntor 2026

Faza e dytë, fitojnë Gramshi e MemaliajSpikasin fitoret e kryesuesve të dy grupeve: Gramshi-Përparimi 4-0 (Grupi i Veriut) dhe Memaliaj-Këlcyra 4-1 (Grupi i Jugut). Dy ndeshje, një për Grupin e Veriut (Veleciku-Clirimi) dhe tjetra për Grupin e

Kategoria e Dytë e futbollit shqiptar rinisi të dielën fazën e dytë të saj, ku spikasin fitoret e kryesuesve të dy grupeve: Gramshi-Përparimi 4-0 (Grupi i Veriut) dhe Memaliaj-Këlcyra 4-1 (Grupi i Jugut).

Dy ndeshje, një për Grupin e Veriut (Veleciku-Clirimi) dhe tjetra për Grupin e Jugut (Himara-Tomori) u shtynë për shkak të kushteve atmosferike. Këto takime do të zhvillohen ditën e mërkurë.

Grupi i Veriut

Albpetrol humbi 1-2 me Egnatian: Muhaj (36’)shënoi për patosarakët, Prifti (57’, autogol) dhe Kurti (82’, me penallti) realizuan për rrogozhinasit.

Gramshi realizoi një poker kundër Përparimit të Kukësit: Bardhi (35’), Macolli (70’, me penallti, 72’) dhe Cekrezi (80’) ishin dhe autorët e golave.

Luzi-Erzeni u ndanë në barazim pa gola.

Iliria e Fushë Krujës fitoi 2-0 me Olimpikun e Tiranës: Balliu shënoi nga një gol në çdo pjesë: 28’ dhe 68’.

Mamurrasi fitoi 2-0 me Korabin e Peshkopisë: Ndreca (25’) dhe Koliqi (80’) ishin autorët e golave për debutuesit e kësaj kategorie, por që ndodhen në vendin e dytë me 24 pikë, 6 më pak se Gramshi kryesues. E veçanta: për Mamurrasin u aktivizua Besart Kollaku, apo siç njihet ndryshe “Gjini i Portokallisë”.

GRUPI I VERIUT
Java 12

Luzi 2008-Erzeni 0-0
Albpetrol-Egnatia 1-2
Gramshi-Përpari 4-0
Iliria-Olimpik T. 2-0
Mamurrasi-Korabi 2-0
Veleciku-Clirimi (nuk u zhvillua)

1.Gramshi 30
2.Mamurrasi 24
3.Erzeni 20
4.Veleciku 17
5.Përparimi 16
6.Clirimi 16
7.Albpetroli 15
8.Luzi 2008 14
9.Iliria 14
10.Korabi 12
11.Olimpiku 10
12.Egnatia 9

Grupi i Jugut

Pojani e Butrinti ndanë nga një pikë në barazimin 1-1. Zotka (25’) shënoi për vendasit, Muça (5) për sarandiotët.

Memaliaj “zbërtheu” Këlcyrën 4-1: Zhupa (18’), Bilaj (21’), Seferi (42’) dhe Malasi (75’) realizuan për memaliotët, ndërsa golin e nderit për Këlcyrën e realizoi Bejko (49’).

Tepelana fitoi me Përmetin me rezultatin e pastër 3-0, me tre gola brenda 25 minutave të para: Sula (4’), Xhafa (10’) dhe Done (25’).

Poliçani i vendit të fundit barazoi 1-1 me Domosdovën. Skënderi (25’) shënoi i pari për Domosdovën, Gorezi (52’) barazoi për Poliçanin.

Maliqi fitoi 2-1 me Delvinën: Pino (4’) e Cuno (57’) shënuan për maliqarët, Todo (68’) realizoi për delvinjotët.

Java 13, 22 shkurt 2009

Pojani-Butrinti 1-1
Memaliaj-Këlcyra 4-1
Tepelena-Përmeti 3-0
Policani-Domosdova 1-1
Maliqi-Delvina 2-1
Himara-Tomori (nuk u zhvillua)
Vlora pushim

RENDITJA

Memaliaj 35
Vlora 28
Butrinti 24
Tepelena 21
Tomori 20
Maliqi 19
Domosdova 18
Delvina 16
Pojani 13
Përmeti 12
Himara 11
Policani 11
Këlcyra 10

E Hene, 23 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›