Tirana ndalet në barazim nga Elbasani në fushën e saj
Tiranë - Tirana është ndalur në barazim 0-0 nga Elbasani në javën e 21-të. Kryesuesit nuk shkuan më tepër se barazimi në ndeshjen e kryeqytetit, duke rrezikuar të parakalohen nga Vllaznia në klasifikim.
Megjithë rastet e krijuara skuadra e drejtuar nga Agustin Kola nuk arriti të shënonte dot në portën e elbasanasve. Miqtë bënë një paraqitje dinjitoze, madje në pjesën e parë ishin më të qartë në lojë sesa vendasit e Tiranës.
Me këtë barazim Tirana ngjitet në kuotën e 40 pikëve, duke shpresuar në ndonjë hap fals të Vllaznisë me Lushnjen në ndeshjen e “Loro Boriçit”. Elbasani ngjitet në kuotën e 25 pikëve duke mbajtur sërish vendin e tetë.
Javën e ardhshme Tirana do të udhëtojë në Lushnje, ndërsa Elbasani do të presë Partizanin në “Ruzhdi Bizhuta”.