Partizani vazhdon ecurinë pozitive në kampionat
Tiranë - Partizani arriti të marrë një fitore të rëndësishme 1-0 me Besën në javën e 21-të. Kryqytetasit kanë dominuar thuajse gjithë takimin e luajtur dje në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Shpetim Duro e shënoi Marius Ngjela në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Mallota për Partizanin, dhe Kuli për besën, u ndëshkuan me kartona të kuq, duke i lënë skuadrat me nga 10 lojtarë. Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 22 pikëve duke mbajtur vendin e dhjetë. Besa mbetet në vendin e pestë me 29 pikë.
Javën e ardhshme Partizani do të ketë një transfertë të vështirë në Elbasan, ndërsa Besa do të presë Apoloninë në Kavajë.