E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federalistet rezolute ne PE Hiqni vizat per shqiptaret

Berisha Ne e meritojme levizjen e lire. Integrimi ne BE projekti i dyte i madh pas NATO-s.

Federalistet e rinj evropiane i kerkojne Parlamentit Evropian dhe Keshillit te Ministrave te PE-se te heqe vizat per shqiptaret. Kerkesa eshte bere nepermjet nje rezolute me titull Levizja e lire nuk duhet te ndaloje ne kufijte e BE-se. Ky dokument i eshte dorezuar dhe Kryeministrit Sali Berisha gjate nje takimi te zhvilluar me te rinjte e JEF-it te cilet ndodhen ne vendin tone per Forumin Rinor te Ballkanit Perendimor. Gjate ketij takimi kreu i qeverise u shpreh se Shqiperia e meriton heqjen e vizave me vendet Shengen pas perpjekjeve te saj te vazhdueshme ne kete drejtim. Berisha shtoi se Shqiperia ka arritur te plotesoje 120 kerkesat e bera ne udherrefyesin e vizave si projekti i dyte madhor pas integrimit ne NATO. Ai gjithashtu theksoi se qeveria e tij do te beje gjithcka per te merituar statusin e vendit kandidat ne BE.

Detyrimet

Pa dyshim dy ishin dy projektet madhore te kombit tim. Integrimi ne NATO ku ne u beme pjese dhe tani integrimi ne Bashkimin Evropian. I gjithe universi i reformave i kushtohet integrimit ne BE - theksoi kreu i qeverise shqiptare. Berisha shprehu mirenjohje per te gjithe ata qe mbeshtesin liberalizimin e vizave per vendin tone duke theksuar se ne e meritojme kete. Ne kemi punuar shume dhe e meritojme ate. Kishte 120 kerkesa. Ne i morem nje per nje keto kerkesa dhe une u kam thene te gjithe kolegeve te mi qe ne kemi nevoje per nje vleresim te drejte asgje tjeter. Ne duhet te performojme. Dhe cdo proces per shqiptaret duhet te jete i bazuar ne performance. Kjo eshte per interesin e tyre jetesor - theksoi ai. Kryeministri shtoi se vendi ka nevoje te ndryshohet ka nevoje te transformohet dhe promotori me i mire per kete jane te rinjte.

Pengesat

Per Kryeministrin Berisha rruga per te mberritur deri ne finalizimin e projektit evropian ne keto 20 vite pluralizem nuk ka qene e lehte. 10 dite me pare iu drejtova Asamblese se Pergjithshme te OKB-se dhe i thashe se ndersa isha i ulur ne ate salle ne mendje me erdhi shtatori i vitit 1992 kur une perfaqesova Shqiperine ne cilesine e Presidentit te vendit. 18 vite me pare ky vend ishte me i shkaterruar se cdo vend tjeter ne planet. shte pertej cdo imagjinate cfare mizorish vendoste mbi kete komb regjimi diktatorial. Nuk i tregova audiences por ju them juve se ndersa i drejtohesha Asamblese se OKB-se isha i vetmi president ne ate salle me nje page prej 16 amerikane ne muaj per arsye se te ardhurat per fryme ate vit ishin 204 per shkak se 80 e popullsise ishte e papune pasi ekonomia ishte ne kolaps total duke qene se ne kishim dale nga nje regjim diktatorial i cili e kishte lene vendin ne nje uri kronike masive. Hiper-kolektivizimi ne Shqiperi ishte ose u be nje nga mjetet me shtypese te diktatures - kujton Berisha. Por kete vit iu drejtua OKB-se si perfaqesues i nje vendi krejtesisht tjeter. I thashe audiences se ne nje liber kohet e fundit nje akademik kishte shkruar dhe provuar me fakte se ne planetin tone cdo 20 vjet ndodh e paimagjinueshmja. Por Shqiperise ky ndryshim i pamase ky ndryshim i paimagjinueshem i ndodhi ne me pak se 20 vjet. Shqiperia qendron sot ne kategorine e vendeve me te ardhura te mesme te larta renditet ne pozicionin e vendit te 57-te ku mund te jetosh me mire - tha ai. Per kreun e qeverise ambicia e kesaj mazhorance projekton angazhimin me serioz endrren per te qene pjese e bllokut 27-anetaresh. E ketu Kryeministri i cilesoi te rinjte pa medyshje si forca levizese per rindertimin e te ardhmes evropiane. Programi i kesaj qeverie i eshte perkushtuar teresisht procesit te integrimit. Prandaj hapi tjeter do te jete statusi i vendit kandidat dhe plotesimi i cdo detyrimi qe vjen nga ky status. Procesin e marr si nje proces qe duhet bazuar ne performance. Nuk ka me nje klime shume te ngrohte per zgjerimin por per sa i perket Ballkanit Perendimor eshte quajtur si nje proces i pakthyeshem dhe nuk ka me hezitime per vendet tona te jene ne gjendjen ku duhet te perforcojne - tha ai. Gjate takimit me Kryeministrin Berisha federalistet e rinj evropiane jane njohur me reformat qe ka bere mazhoranca ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe jane njohur me procesin e pajisjes se qytetareve shqiptare me kartat e reja te identitetit dhe pasaportat biometrike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›