E Diel, 1 Nëntor 2026

PD Abuzimet e Beqes prokuroria te zbardhe te verteten

Halimi Rama te tregoje edhe shkelesit e tjere te ligjit. Strazimiri Kerkesa jone per heqjen e imunitetit sipas Kushtetutes.

Partia Demokratike u ben thirrje organeve te drejtesise te zbardhin te verteten lidhur me abuzimet e deputetit socialit Ilir Beqja. Duke theksuar edhe nje here se kerkesa e tyre eshte ne perputhje me ligjin deputetet demokrate Eduard Halimi dhe Genti Strazimiri kane theksuar se shkeljet faktohen me dokumente. Sipas tyre tashme organi i prokurorise ka ne dore kallezimet penale te bera nga PD-ja prandaj duhet te vazhdoje me hetimet dhe te mos dekurajohet. Faktet Ligjvenesi demokrat Strazimiri deklaroi dje se deputetet e mazhorances kane provuar publikisht se nje nga mbrojtesit me te flakte te Mr. 20 z. Ilir Hamit Beqja ne konflikt te hapur interesi dhe ne shkelje te Kushtetutes ka perfituar 240 milione leke. Prandaj ka shtuar ai kerkesa e PD-se per ti hequr imunitetin eshte teresisht legjitime. Nismen per heqjen e mandatit te tij ne e kemi marre ne respekt te Kushtetutes e te ligjit por edhe per te treguar papajtueshmeri institucionale e politike me kete model te shemtuar te korrupsionit. Strazimiri i ka bere thirrje prokurorise te zbardhe te verteten. Ne e dime se korrupsioni nuk crrenjoset me kaq prandaj edhe une sot jam ketu per tu bere thirrje te gjitha institucioneve te zbatimit te ligjit qe te mos te dekurajohen por me vendosmeri e kuraje ti tregojne vendin te keqes. Ne menyre te vecante prokuroria shqiptare duhet tu tregoje shqiptareve se nuk pajtohet me krimin se korrupsionin nuk e fal - deklaroi Strazimiri. Nderkohe qe deputeti Eduard Halimi ka hedhur poshte deklaratat e kryesocialistit Rama ne Shkoder. Sipas Halimit Rama nuk mund te fshihet mbas ketij shkelesi te shemtuar te Kushtetutes sepse vete eshte ne themel te ketij sistemi korrupsioni nga i cili ushqehet jo vetem Beqja i bllokut te tij por te gjithe ndertues-politikanet qe kane kapur PS-ne. Edvin Kristaq Rama genjeu popullin e Shkodres kur pretendoi pafytyresisht se Ilir Hamit Beqja nuk ka marre para si deputet nga Bashkia e Durresit. Dokumentet qe ne beme publike dje tregojne qarte qe jo vetem i ka marre 240 milione leke por me sa duket i ka marre si shperblim per veprimin e tij si kamikaz i Rames ne greven e urise - tha ligjvenesi demokrat. Halimi i beri thirrje Rames qe ti kerkoje falje popullit te Shkodres e te tregoje pendese madje sipas tij tu tregoje shqiptareve se edhe sa nga deputetet e tij kane perfituar fonde publike duke shkelur Kushtetuten per inat te Kryetares se Parlamentit. Sigurisht qe ne do ti nxjerrim por me mire eshte qe ju z. Rama ti tregoni vete - premtoi ai. Ne pergjigje te ketyre deklaratave ka reaguar deputetja e PS-se Shegushe Ligori. Ajo pohoi se ceshtja e marredhenieve te Ilir Beqes me Kushtetuten dhe ligjin eshte e qarte si drita e diellit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›