E Diel, 1 Nëntor 2026

Vangjel Tavo braktis PS-nePartia peng i maskarenjve

Baza forumet dhe deputetet pyeten vetem ne prag fushate. Me sa duket sot ka ardhur koha e maskarenjve.

Vangjel Tavo braktis Partine Socialiste. Nepermjet nje deklarate publike ai akuzon lidershipin e Partise Socialiste se po e kthen partine ne nje vegel per te mbrojtur interesat e veta. Sipas tij tashme nuk pyeten me forumet dhe baza socialiste por gjithcka vendoset nga lidershipi i saj. Tavo shton ne deklaraten publike se tashme me sa duket eshte koha e maskarenjve te cilet nuk kane asgje te perbashket me PS-ne. Ligjvenesi i zgjedhur kater here deputet nen logon e PS-se deklaron se tashme ne kete parti mbizoteron vetem autokracia ndersa socialistet thirren vetem kur eshte nevoja ne beteja elektorale. Me largimin e Tavos PS mbetet me 64 deputete nese ne radhet e saj listohet dhe Paulin Sterkaj i larguar vetem pak dite me pare nga Partia Demokratike. Nderkohe qe PS-ne e ka braktisur pak kohe me pare dhe Shpetim Idrizi i cili se bashku me deputetin Dashamir Tahiri themeluan Partine per Drejtesi dhe Unitet.

Arsyet e largimit

Tavo nepermjet nje deklarata publike shpjegon arsyet e largimit nga radhet e Partise Socialiste. Deputeti i zgjedhur ne zonen e Gjirokastres nen logon e Partise Socialiste thote se subjekti politik nga ku ai eshte zgjedhur deputet per kater legjislatura me radhe nuk ka me demokraci te brendshme dhe se forumet e kesaj force shperfillen. Sipas Tavos injorohet jo vetem baza por edhe deputetet e zgjedhur te cilet thirren vetem ne beteja elektorale. Partia Socialiste sipas Tavos eshte e personalizuar dhe Rama po cenon interesat e verteta te saj. Ne njoftimin shperndare per mediat Vangjel Tavo thote se ne Partine Socialiste sot ka njerez te cilet kane shitur zgjedhjet ne Gjirokaster por dine te intrigojne te servilosen dhe qe mbajne te punesuar nje armate njerezish qe nisin mesazhe ne telefonin e kryetarit prej te cilave ky i fundit krijon opinionet. Me sa duket sot eshte koha e disa maskarenjve qe nuk kane asgje te perbashket me socialistet e vertete te cilet i kane zene frymen PS-se dhe po perpiqen te mbajne peng kete parti vetem per interesat e tyre te ngushta - thuhet ne deklaraten e Tavos. Kjo deklarate e firmosur nga Vangjel Tavo perfundon duke nenvizuar se nuk do te behet pjese e kesaj maskarade dhe nga pamundesia qe te bashkejetoje me te njejten familje me keta ai detyrohet te marre kete vendim duke qendruar ne Kuvendin e Shqiperise ne mbledhje deri ne fund te interesave te elektoratit te tij. Deputeti Vangjel Tavo eshte zgjedhur kater here deputetit i Kuvendit te Shqiperise ne sistemin mazhoritar ne zonen e Gjirokastres. Me kete levizje mazhoranca shkon ne 75 deputete ne Kuvendin e Shqiperise. Kjo levizje erdhi vetem pak dite pasi Paulin Sterkaj u largua nga mazhoranca drejt Partise Socialiste cka ben qe selia roze te vijoje te jete me 64 deputete. Nderkohe qe pak kohe me pare nje tjeter deputet la radhet e PS-se. Ai ishte Shpetim Idrizi i cili se bashku me deputetin tjeter Dashamir Tahiri themeluan Partine per Drejtesi dhe Unitet.

Deklarata e plote

Me dhimbje te thelle dhe shume i hidheruar i cenuar ne personalitetin tim te krijuar me pune dhe me sakrifica jo vetem une por edhe qindra mijera socialiste te Gjirokastres te cilet shperfillen prej kohesh me moral e kurajo civile dhe politike duke mos dashur kurre shpirterisht por i detyruar nga rrethanat e krijuara ne Partine Socialiste pas kater mandatesh i zgjedhur ne Kuvendin e Shqiperise si perfaqesues i Partise Socialiste detyrohem te largohem nga lidershipi aktual dhe te bej publike pavaresine time nga grupi parlamentar i PS-se per te qene i lire qe te shprehem dhe te veproje ne perputhje me bindjet e mira politike duke mbetur gjithmone socialist.

I zgjedhur kater here nga elektorati im me sistem mazhoritar i vleresuar dhe i nderuar nga ky elektorat per rreth 14 vite gjej rastin qe ti falenderoj publikisht ne shenje mirenjohje te perjetshme dhe ndiej detyrimin moral qe tu shpjegoj atyre rrethanat qe me detyrojne te marre kete vendim.

Partia Socialiste si nje parti model per demokracine brenda saj transparencen ne vendimmarrje per menyren e organizimit per solidaritetin njerezor civilizimin dhe nje sere virtytesh qe e karakterizonin me keqardhje e them se ka humbur vleren me te madhe te ketyre cilesive.

Sot kjo parti eshte personalizuar ne qender dhe ne baze ku demokracia e brendshme eshte zevendesuar nga autokracia ku forumet e saj shperfillen ku injorohen jo vetem baza e saj por edhe deputetet ku socialistet e vertete thirren vetem per beteja elektorale dhe me pas harrohen.

Sot prane lidershipit te PS-se gjejne vend njerezit qe kane shitur zgjedhjet ne Gjirokaster por qe dine te intrigojne te servilosen dhe te mbajne te punesuar nje armate njerezish qe nisin mesazhe ne telefonin e kryetarit prej te cilave ky i fundit krijon opinione.

Verberia politike e lidershipit aktual po cenon hapur interesat e PS-se dhe integritetin e socialisteve te ndershem.

Me sa duket sot eshte koha e disa maskarenjve qe nuk kane asgje te perbashket me socialistet e vertete te cilet i kane zene frymen PS-se dhe perpiqen ta mbajne peng kete parti vetem per interesat e tyre te ngushta.

Duke mos dashur te behem pjese e kesaj maskarade dhe nga pamundesia qe te bashkejetoj ne nje familje me keta detyrohem te marr kete vendim duke qendruar ne Kuvendin e Shqiperise i vendosur per te mbrojtur deri ne fund interesat e elektoratit tim.

Me respekt dhe mirenjohje te thelle per te gjithe socialistet e Gjirokastres.

Vangjel Tavo

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›