Federata Ruse e Futbollit mohon akuzat per blerje votash

Asnje oferte per te siguruar voten e Amos Adamu. Rusia replikon me nje ton te ashper kunder akuzave qe e perfshijne ne skandalin e korrupsionit qe rrezikon te perfshije procesin e caktimit te vendit organizator te Boterorit te 2018 dhe 2022.
Adamu anetari nigerian i Komitetit te FIFA-s eshte pezulluar tashme nga Komisioni Etik pas zbulimit te Sunday Times qe e shihte gati te shiste voten e tij. Ai i paska rrefyer nje gazetari se Rusia kandidate per te organizuar Kupen e Botes me 2018 duke i ofruar bashkepunimin shteteror per te ndertuar impiante ne Nigeri propozim ky qe kishte si qellim te kushtezonte preferencen e tij per vendin organizator. Zoti Adamu ka ardhur ne Rusi gushtin e shkuar - ka replikuar Alexei Sorokin shefi i komitetit promovues rus por duam te precizojme ne menyre kategorike qe nuk i eshte bere kurre nje oferte per te asistuar ne ndertimin e kampeve te stervitjes per lojtaret o tjeter gje. Konsiderojme qe shprehjet e zotit Adamu jane spekulime pa asnje baze te vertete. Sipas Sorokinit pas ketyre akuzave mund te jete perpjekja e shtypit anglez per te diskretituar kandidaturen ruse rivalja kryesorja e Anglise ne luften e gjate per te marre te drejten per te organizuar Boterorin 2018.