E Hënë, 2 Nëntor 2026

Federata Shqiptare e Skive bind Colturin të garojë për Shqipërinë në “Milano Cortina 2026”, shifra e paguar ende mister

Lara Colturi dhe Federata Shqiptare e Skive kanë arritur akordin për të vazhduar bashkëpunimin edhe për vitin që vjen. 18-vjeçaraja, e cila kishte shfaqur dëshirën për të përfaqësuar Italianë në Milano Cortina 2026, ka vendosur që të përfaqësojë për të katërtin vit radhazi ngjyrat kuqezi në aktivitet e disipliës në fjalë edhe për vitin 2026.

Vetëm pak ditë më parë kur Colturi flitej se kërkonte që të përfaqësonte vendin e saj të lindjes u tha se Shqipëri do ti ofronte një shifër rreth 300,000 mijë euro për të qëndruar kuqezi. Sot Federata Shqiptare e Skive nuk ka dhënë asnjë detaj rreth shifrës që i ka premtuar skiatores së talentuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›