Bezhani: “Mungesa e përvojës, na penalizoi në Romë”

Eleminimi i shpejtë i Ndokës dhe Mirukaj nga turneu kualifikues i mundjes për Lojërat Olimpike ‘Pekin 2008' ka lënë një shije të hidhur te sekretari i përgjithshëm i Federatës, Viron Bezhani. Ky i fundit ia ka faturuar këtë mungesës së përvojës të dy sportistave në arenën ndërkombëtare. "Të dy mundësat kanë qenë në nivelin e duhur përsa i përket ballfaqimit të tyre. Ndërsa përsa i përket anës së orientimit në tapet ajo ka lënë shumë për të dëshiruar. Duhet të themi se eleminimi ka ardhur më shumë nga mungesa e përvojës sesa nga përgatitjae tyre fizike", ka thënë Bezhani për ‘Panorama Sport'. "Duhet të llogarisim se të dy janë jo më shumë se 19 vjec dhe vetëm një vit kanë që merren me një stazh të mirë sportiv. Nuk mund të them se jam i zhgënjyer, por nga Ndoka prisja më shumë dhe isha i sigurt se ai do të ishte më afër kualifikimit. Isha modest kur kam thënë se nuk do të kualifikohej. Megjithëse fondet që kemi në dispozicon si federatë janë të pakta, ne jemi munduar që sportistave t'u krijonim të gjitha kushtet ideale. Janë stërvitur 20 ditë në Bullgari, më pas udhëtuan në Itali pak ditë para turneut ku u ambjentuan më shumë me kundërshtarët, me tapetin. Për ne është dicka e rëndë, nga ajo cfarë prisnmim. Megjithëse Ndoka u ndesh me bjellorus ne ishim përgatitur për një rival të fortë. Në Bullgari, Ndoka tregoi një formë të shkëlqyer. Ai u ndesh me bullgarin, kampionin e botës dhe ne u habitëm me formën. Por kjo tregon që në stërvitje shfaqet ndryshe dhe në garë ndryshe", theksoi Bezhani.