Obama do takohet me Berluskonin më 15 qershor
Uashington - Presidenti amerikan, Barak Obama, do të takohet më 15 qershor me kryeministrin italian Silvio Berluskoni, aktualisht objekt i skandaleve, për të përgatitur samitin e G8-s që do të organizohet nga Italia në korrik, njoftoi Shtëpia e Bardhë. "Presidenti parashikon të bisedojë lidhur me masat përgatitore të samitit të G8-s që do të zhvillohet në Akuila, në Itali, në korrik dhe me një sërë problemesh strategjike të interesit dypalësh", bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, në një komunikatë.
Italia, që mban aktualisht presidencën e radhës të G8-s, vendosi të organizojë samitin vjetor të parashikuar për më 8 deri 10 korrik në Akuila, qytet i rajonit Abruco i shkatërruar nga tërmeti i prillit që shkaktoi 299 të vdekur. Fillimisht ai ishte parashikuar të zhvillohej në Sardenjë.
Komunikata që konfirmon ardhjen e Berluskonit në Uashington është publikuar nga Shtëpia e Bardhë ndërkohë që Obama përfundon sot një turne gjatë të cilit ka vizituar Egjiptin dhe Evropën. Më tepër se 20 vende, ndër të cilat Kina, Egjipti, India, Arabia Saudite dhe Turqia janë ftuar në samitin e tetë vendeve të mëdha të industrializuara (Gjermani, Kanada, Shtetet e Bashkuara, Francë, Britani e Madhe, Itali, Japoni, Rusi).