E Diel, 1 Nëntor 2026

Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

Federica Mogherini, ish-diplomatja më e lartë e BE-së, ka dhënë dorëheqjen nga roli i saj si rektore e Kolegjit të Evropës, pasi po hetohet si e dyshuar për mashtrim dhe favorizim.

LEXO EDHE: “Tërmeti” në BE/ Ç’dimë deri tani për ndalimin e Mogherinit dhe 2 zyrtarëve të tjera

Në një deklaratë pas takimit të Komitetit Ekzekutiv të Kolegjit ditën e djeshme, ajo është shprehur: “Në përputhje me rigorozitetin dhe drejtësinë më të madhe me të cilën kam kryer gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen si rektore.”

Mogherini ka shërbyer si rektore e Kolegjit të Evropës që nga viti 2020, duke mbikëqyrur kampuset e tij në Bruges, Varshavë dhe Tiranë. Ajo gjithashtu mori rolin e drejtoreshës së akademisë diplomatike në vitin 2022, një pozicion që qeveritë e BE-së e bënë të përhershme në vitin 2024, duke e financuar atë me një shumë prej 1.7 milionë eurosh në vit.

LEXO EDHE: Nga komuniste në socialdemokrate/ Kush është Federica Mogherini, ish-shefja e BE-së e ndaluar për mashtrim?

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›