E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith BE partnerime i ngushte i Kosoves

BERLIN- Perfaqesuesi Special i Bashkimit Europian EUSR ne Kosove Piter Feith aktualisht eshte ne nje vizite ne Berlin ne mbeshtetje per perspektiven europiane te Kosoves. Gjate vizites ai ka pasur takime me zyrtare te larte te Qeverise gjermane Bundestagut dhe perfaqesues te shoqerise civile. Duke folur per mundesite dhe sfidat ne perspektiven europiane te Kosoves ne nje takim ne perfaqesine e Komisionit Europian ne Berlin EUSR-ja ka thene

Qe nga viti 2008 BE-ja eshte bere nje prej partnereve me te ngushte duke pasqyruar rendesine e perspektives europiane te Kosoves. Dialogu i Kosoves per Procesin e Stabilizim-Asociimit megjithese nuk eshte nje marredhenie kontraktuale me BE-ne paraqet nje proces qe lidh Kosoven me nje perspektive me te gjere europiane. Ky u mundeson politikave ligjvenies dhe zbatimit ne Kosove te levizin drejt standardeve qe aplikohen brenda BE-se.

Kosova ne menyre aktive po krijon lidhje me fqinjet e saj dhe me partneret e saj ne rajon. Ka sfida te rendesishme sa i perket bashkepunimit rajonal te Kosoves perfshire dallimet rreth statusit te saj mirepo BE-ja ka qene ne gjendje te ushtroje pjesen e saj duke gjetur zgjidhje te pranueshme per secilen pale. Nje shembull i tille ishte Konferenca e Sarajeves e organizuar nga Presidenca Spanjolle e BE-se ku perfaqesuesit e Kosoves dhe Serbise paten mundesi te marrin pjese se bashku.

Pranimi per te zhvilluar dialogun e ardhshem midis Beogradit dhe Prishtines dhe roli lehtesues i Bashkimit Europian qe eshte pranuar nga te gjitha palet ne baze te Rezolutes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se dhe marreveshja per tu fokusuar ne permiresimin e jetes se njerezve mund dhe do te duhej te ishin jehone per nje ere te re te bashkepunimit rajonal. Udheheqesit ne Beograd dhe ne Prishtine tani kane mundesine te bejne ndryshime te verteta ne jetet e njerezve dhe nuk mund ta huqin kete rast po qe se jane te perkushtuara per integrim ne BE tha Fieth.

Duke iu pergjigjur pyetjeve te audiences ne lidhje me zhvillimin ekonomik te Kosoves dhe luftes kunder krimit dhe korrupsionit EUSR-ja ka thene se qeveria e re e Kosoves do ta kete per detyra te beje permiresime ne punet ekonomike dhe ne nivelin e korrupsionit dhe krimit qe perceptohet i larte. Perkitazi me liberalizimin e vizave ai ka theksuar se Kosova eshte pjese e perspektives europiane te rajonit duke perfshire nje proces te liberalizimit te vizave te bazuar ne performanse.
m.a/kd/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›