Kush me Kryeziun
Kandidati i PDK146se per Kryetar te Rahovecit Xhelal Canziba dhe ai i AAK146se Smajl Latifit pritet ta kuptojne te merkuren se cili prej tyre do te jete perfundimisht ne balotazh me kandidatin e LDK146se Ibrahim Kryeziu.
Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa do te shqyrtoje ankesen e AAK146se dhe do te vendose nese ka pasur parregullsi.
Ne rast se PZAP146i konstaton parregullsi atehere KQZ146ja do ta urdheroje Qendren e Numerimit dhe Rezultateve qe te beje rinumerim per tri vendvotimet e kontestuara.
Para se te dihet vendimi final i PZAP146it Qendra e Numerimit dhe Rezultateve do te beje numerimin e votave me kusht.
Ky proces do te filloje sot e merkure ne ora 11 dhe pritet te perfundoje shpejt pasi qe jane vetem 405 vota.
Kryetarja e KQZ146se Valdete Daka ka deklaruar te marten pas mbledhjes se ende nuk dihet se kush ka shkuar ne balotazh ne Rahovec pasi ende nuk jane numeruar votat me kusht dhe se ende nuk eshte shqyrtuar kerkesa e AAK146se nga PZAP146i.
Daka ka thene se pa numerimin e votave dhe pa nje pergjigje ndaj ankeses se AAK146se nuk ka rezultate perfundimtare qe tregojne se cila nga partite ne Rahovec shkon ne balotazh.
147Ende nuk dihet kush ka shkuar ne balotazh sepse ende nuk jane numeruar votat me kusht dhe ende nuk eshte marre pergjigjja e AAK146se nga PZAP146i148 ka thene Daka.
Edhe shefi i QNR146se Burim Ahmetaj ka konfirmuar te marten per Express se sot fillon numerimi i votave me kusht.
147Ne nuk bejme numerim te votave te tjera por vetem ato me kusht. Nese kemi ndonje urdher nga KQZ146ja per te bere numerim tjeter atehere do ta bejme perndryshe deri tani ne e dime se kemi per t146i numeruar vetem votat me kusht148 ka thene ai.
Sipas rezultateve preliminare ne raundin e pare te zgjedhjeve per kryetar te Rahovecit kandidati i LDK146se Ibrahim Kryeziu prin me 5211 vota ose 28.3 per qind para Xhelal Canzibes nga PDK146ja me 4952 ose 26.9 per qind Smajl Latifi AAK 4740 ose 25.8 per qind Rexhep Oruqi AKR 3021 ose 16.4 per qind dhe Luljeta Kadiri LDD 473 vota ose 2.6 per qind.
Rezultatet preliminare jane kontestuar vetem nga AAK146ja e cila pretendon se kandidati i saj Smajl Latifi eshte demtuar ne tri qendra te vendvotimit.
Kjo parti pretendon se kandidati i saj ka me teper vota sesa kandidati i PDK146se andaj ka derguar ankesen ne PZAP.
AAK146ja ka drejtuar gishtin drejt Burim Lezit shef i Komisionit Komunal Zgjedhor ne Rahovec i cili sipas AAK146se nuk i ka percjelle si duhet rezultatet e vendvotimeve nga KKZ146ja ne KQZ.
Shefi i Shtabit Zgjedhor te AAK146se Blerim Kuqi eshte shprehur i bindur se kjo nuk ka mundur te ndodhe pa qellim.
Por vete Lezi ka deklaruar te marten per Express se gjithcka qe eshte percjelle nga Rahoveci per ne KQZ ka qene ne rregull.
Megjithate ai nuk e perjashton mundesine qe te kete ndodhur ndonje gabim.
147Une nuk mund te them as qe ka gabim e as qe nuk ka. Gabime teknike mund te kete ose prej lodhjes ose gabime ne kompjuter per shembull ka mundur te gaboje dikush por te dhenat perfundimtare i jep Prishtina148 ka thene Lezi per gazeten.
AKR146ja s146e mbeshtet askend
Drejtuesit e Aleances Kosova e Re kane deklaruar te marten se ne balotazhin e 19 dhjetorit per kryetar te Rahovecit kjo parti nuk do ta mbeshtese asnjerin kandidat.
147Shanset jane shume te medha se do te mbetet ne pozicion neutral qe nuk do perkrah asnjerin kandidat qe shkojne ne balotazh. Ne kemi vleresuar faktin se ne Rahovec kemi nje rritje te konsiderueshme d.m.th. kemi rritje te perqindjes se votuesve per AKR-ne qe eshte nje sinjal dhe nje ogur shume i mire para zgjedhjeve qendrore148 ka thene zevendespresidentja e AKR146se Mimoza Kusari-Lila.
Sipas saj partite e mbetura ne gare duhet te garojne njera me tjetren ashtu si e parasheh Ligji mbi zgjedhjet per raundin e dyte.
Partia e Behgjet Pacollit ka pranuar rezultatin preliminar te zgjedhjeve per kryetar te Rahovecit.
147AKR146ja pranon rezultatin preliminar respekton vullnetin e qytetareve te komunes se Rahovecit dhe mbetet e percaktuar ne inkuadrimin per gjetjen e zgjidhjes se problemit ekonomik ne komunen e Rahovecit148 ka thene ajo.
Parregullsia
Nga tri vendvotimet per te cilat ka bere ankese AAK146ja sipas burimeve te gazetes vetem njera ankese mund te jete gabim ndersa dy te tjerat jane ne rregull.
147Sipas verifikimeve te deritashme qe jane bere vetem nje flete nga tri te kontestuarat mund te dale se nuk eshte percjelle sic duhet nga Rahoveci. Megjithate te merkuren kjo do te verifikohet nga Paneli per Ankesa148 ka thene nje zyrtar i larte i KQZ146se ne kushte anonime.
Fletevotimi i 12 dhjetorit
Kryeshefi Ekzekutiv i KQZ146se Xhemajl Pecani njoftoi se me se largu deri me 2 dhjetor pervec fletevotimeve i gjithe materiali zgjedhor per zgjedhjet e jashtezakonshme ne vend do te jete ne depon e KQZ146se.
Ai ka thene se shtypja e fletevotimeve do te filloje te merkuren ne Slloveni.
KQZ146ja ka shperndare per media nje kopje te fletevotimit per zgjedhjet e 12 dhjetorit.