Pa qendrim per Dede Gecajn
Dede Gecaj ka vdekur. Ai mund te kete qene kushdo apo te kete bere cfaredo por te drejtat e tij njerezore duket te mos jene respektuar.
Mungesa e ministrit te Drejtesise te Kosoves dhe zevendesit te tij ka bere qe ky institucion te mos reagoje per te drejtat e shtetasit te vet.
Kerkesa e avokatit te Gecajt per te mbrojtur te drejtat e klientit te tij i ekstraduar ne Zvicer si i dyshuar e me vone i gjykuar per vrasje ka bere qe ajo te mbetet mbi tavolinen e ministrit te Drejtesise.
Meqe minister nuk ka rruga e kerkeses se avokatit ka perfunduar aty nderkohe qe ndoshta i ndjeri Gecaj ka qene ne pritje se shteti i vet do te beje dicka per te.
Keshtu informatat qe Kole Krasniqi avokat i familjes Gecaj i ka derguar ne adrese te Ministrise se Drejtesise kane mbetur ne kabinetin e ministrit.
Ka disa muaj qe kjo ministri sikurse gjysma e Qeverise kane mbetur pa ministra.
Derisa shume ministri te tjera kane qene te kombinuar nga njerez te PDK-se dhe LDK-se Ministria e Drejtesise ka qene e perbere vetem nga ata te LDK-se.
Me urdher te partise ministri Haki Demolli dhe zevendesi i tij Arsim Janova kane braktisur postet duke lene tere dikasterin pa kurrfare drejtimi.
Ne fakt Kole Krasniqi perfaqesues ligjor i familjes Gecaj rreth tri jave para se te ndodhte vdekja e Dedes 27 tetor e ka informuar Ministrine e Drejtesise per gjendjen e te paraburgosurit Dede Gecaj.
Informata ka shkuar vetem deri te zyra e ministrit ndersa zyra e cila eshte kompetente per bashkepunim juridik nderkombetar ne kuader te kesaj ministrie kete informate e ka marre me vonese.
Ehat Miftari udheheqes i kesaj zyre sqaron se shkresa e avokatit Kole Krasniqi nuk ka shkuar ne zyren e tij.
147Une nuk kam qene i informuar per kete ceshtje. Kete shkrese e kam marre krejt me vonese148 thote Miftari per Express.
Por per dallim nga shkresa e pare zyra e Miftarit zyrtarisht ka marre lajmin per vdekjen e Gecajt.
147Ju njoftojme se sot 19 nentor Dede Gecaj eshte gjetur i vdekur ne qeline e tij ne burg148 thuhet ne njoftimin e Ministrise se Drejtesise te kantonit te Saint Gallenit ne Zvicer.
Ehat Miftari zyrtari kosovar sqaron se ne njoftimin e autoriteteve ne Zvicer askund nuk permendet se Dede Gecaj ka bere vetevrasje ashtu sic eshte raportuar ne mediat e atjeshme.
Sipas tij i ndjeri Gecaj zyrtarisht tash per tash vetem eshte gjetur i vdekur. 147Te pakten ky eshte njoftimi zyrtar qe e kemi148 thote Miftari per Express.
Sipas tij Ministria e Drejtesise eshte duke i pritur rezultatet e autopsise per te ndjerin Gecaj per te cilat familja edhe avokati Kole Krasniqi kane kerkuar qe te formohet nje Komision i pavarur qe te beje ekspertizen.
Ne lidhje me kete kerkese te familjes Gecaj zyrtari i Ministrise se Drejtesise pranon se ka marre edhe nje shkrese nga avokati Kole Krasniqi e qe e njejta u eshte derguar autoriteteve ne Zvicer.
147Tashme jemi duke pritur pergjigjen nga atje per te na konfirmuar nese ata pranojne qe ne ate ekspertize te marre pjese edhe nje perfaqesues nga Ministria148 thote ai.
Te njejten kerkese sikurse ne Ministrine e Drejtesise avokati Krasniqi thote se e ka derguar edhe ne EULEX por keta te fundit pretendojne se deri kete te hene me 22 nentor nuk kane marre asgje.
147Deri te henen ne oren 17 e 30 EULEX-i nuk ka pranuar asnje leter ne lidhje me kete rast148 thote zedhenesi i EULEX-it Blerim Krasniqi duke iu referuar kerkeses se avokatit Krasniqi i cili nga ky mision ka kerkuar qe te hetohet gjendja shendetesore e Dede Gecajt para vdekjes por me nje tjeter ka kerkuar te sqarohen edhe shkaqet e vdekjes.
Avokati Kole Krasniqi i eshte drejtuar edhe Gjykates se Qarkut ne Peje e cila ne korrik te ketij viti dha aktvendimin sipas te cilit ishin plotesuar te gjitha kushtet per ta ekstraduar Dede Gecajn per ne Zvicer.
Nga kjo gjykate Krasniqi kerkon qe te urdheroje supereskpertizen ne lidhje me vdekjen e Dedajt e po ashtu edhe te ushtroje kallezim penal ndaj zyrtareve vendore dhe atyre nderkombetare qe lejuan ekstradimin e Dedajt e cila ai beson se eshte kryer ne menyre kunderligjore.
Por zyrtare te kesaj gjykate te marten insistuan se shkresa e avokatit Krasniqit nuk ka shkuar te ta.
Ne mungese te kryetarit te Gjykates Salih Mekaj nje gjyqtare e kesaj gjykate tha per Express se nuk ka asgje zyrtare dhe se nuk mund te thote asgje.
147Por ne raste te ngjashme gjykata duhet ta shqyrtoje kerkesen e avokatit148 sqaroi kjo gjyqtare pa dashur qe t146i permendet emri.
Nje dite me pare Gjergj Gecaj djali i te ndjerit Dede Gecajt ka akuzuar shtetin e Zvicres per vrasjen e prindit.
Ekstradimi
Ministria e Drejtesise kishte ekstraduar per ne Zvicer tashme te ndjerin Dede Gecaj. Ky vendim ishte bazuar ne aktvendimin e Gjykates se Qarkut ne Peje ne korrik te ketij viti vendimin e Gjykates Supreme te Kosoves ne muajin gusht si dhe ne baze te vendimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves ne maj te ketij viti ku i refuzohet kerkesa per mosekstradim Dede Gecajt.
Udheheqesi i Zyres per bashkepunim nderkombetar juridik ne Ministrine e Drejtesise Ehat Miftari thote se vendimi per ekstradim eshte bere ne baze te nje marreveshjeje per ekstradim te personave te kerkuar ne mes te Zvicres dhe UNMIK-un ne vitin 2007.
Sipas raporteve mjekesore para se te ekstradohej per ne Zvicer Dede Gecaj ishte ne gjendje shume te mire shendetesore.