Rri ne shtepi
Nazim Bllaca vazhdon te qendroje ne shtepi. Ai ende nuk ka dale jashte mureve te saj. Edhe pse pas nje viti masa e arrestit shtepiak i eshte shfuqizuar Bllaca vazhdon te prese vendim te formes se shkruar. Meqe nje leter te tille ende nuk e ka marre nga gjykata ai preferon te prese.
Njezet e kater ore pasi kjo mase i eshte pezulluar per shkak se ka qendruar ne arrest shtepiak per nje vit pa iu ngritur aktakuza Nazim Bllaca preferon te shikoje televizorin ne shtepi.
147Gjykata ende nuk ma ka sjelle vendimin. Pasi qe eshte rast specifik dhe pritet akuza tjeter mua nuk me ka sjelle ende gjykata kurrfare vendimi148 thote Bllaca per Express.
Bllaca i cili plote nje vit me pare tronditi opinion me deklarata e tij publike duke pranuar se si ish-pjesetar i Sherbimit Informativ te Kosoves ka zbatuar urdhra duke kryer vepra te renda penale se bashku me disa te tjere vazhdon te qendroje ne shtepi nen sigurimin e policise.
I pyetur nese e ka shfrytezuar perfundimin e mases se arrestit sa per te pire nje kafe ne qytet Nazim Bllaca e mohon kete.
147Jo jo une nuk dal. Une e pres vendimin e Gjykates cfare te thote sepse une e pres edhe nje aktakuze tjeter edhe pres vendimin qe te vije148 thote i bindur Bllaca.
147Mua normalisht qe me ka perfunduar mbreme v.j. masa e arrestit shtepiak por me kane paralajmeruar se pritet aktakuza tjeter edhe keshtu...148 shprehet nje nga personat me te shumeperfolur gjate 12 muajve te fundit ne Kosove.
147Por besoj se Policia e EULEX-it do te rrine v.j. per ta siguruar por nuk e di cfare te them148 thote Bllaca te merkuren ne nje bisede te shkurter per Express.
147Normalisht qe mbreme te marten me ka perfunduar afati v.j. masa e arrestit shtepiak por pritet qe brenda kater apo pese diteve te ngrihet edhe aktakuza tjeter. Rasti eshte i ndare ne dy pjese148 shpjegon Nazim Bllaca.
147Keta jane duke ruajtur policia sikurse qe kane ruajtur qe nga dita e pare. Sot u bene 365 dite dhe gjithmone kane pasur nje tempo te punes148 thote Nazim Bllaca pa dashur te zgjatet me shume duke thene se 147nuk kam cfare te komentoj148.
Sipas misionit te EULEX-it ne perputhje me ligjin e Kosoves Nazim Bllaces i ka mbaruar masa e arrestit shtepiak.
147Ai nuk do te jete ne paraburgim megjithate ai eshte ende i nenshtrohet procedurave gjyqesore148 ka thene nje dite me pare Kristiina Herodes zedhenese e EULEX-it.
147Hetimi ne rastin Bllaca eshte ne vazhdim148 tha Herodes duke iu referuar komunikates zyrtare te leshuar nga ky mision.
EULEX-i sipas komunikates zyrtare sqaron se me 5 nentor Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves ka ngritur nje padi kunder dy te pandehurve - Fahredin Gashi dhe Hysri Rama - ne lidhje me 147Rastin Bllaca148.
Sipas EULEX-it Fahredin Gashi dyshohet se ka vrare Sali Gashin me 15 korrik 1999 ne Lipjan.
147Nje padi e dyte ne lidhje me 145Rastin Bllaca146 do te paraqitet se shpejti edhe kunder dy te pandehurve qe ka te beje me dyshimet per krim te organizuar148 sqaron misioni i EULEX-it.
Te henen e kesaj jave eshte mbushur nje vit nga dalja publike e Nazim Bllaces i cili pati marre mbi vete te pakten 17 vepra te renda penale duke perfshire vrasjen e disa qytetareve.
Aktakuza ne lidhje me kete rast te rende pritet te zyrtarizohet se shpejti kurse prokurori i ceshtjes eshte Maorizio Salustro.
Me 29 nentor te vitit te kaluar Nazim Bllaca nga Ribari i Madh i Lypjanit pati dale para Kuvendit te Kosoves duke rrefyer publikisht per krime te kryera ne llogari te Sherbimit Informativ te Kosoves SHIK.
Ne ate kohe Bllaca tregonte se si jane vrare njerezit plagosur rrahur perndjekur me porosi te SHIK-ut. Te marten ne mbremje atij i ka skaduar masa e fundit e arrestit shtepiak. Sipas Kodit te Procedures Penale te Kosoves pas kesaj date atij nuk mund t146i caktohet me kurrfare mase pa u ngritur aktakuza pasi ligji per procedurat hetimore nuk mund te zgjase me shume se nje vit.