E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Mos bllokoni rrugët për qëllime politike

PRISHTINE- Shefi i ICO, Pieter Feith ka shprehur keqardhje për dhunën gjate protestes se 14 janarit dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të mos përdorë bllokimin e rrugëve për qëllime politike.

Më vjen keq për njerëzit dhe policët e lënduar në protestë, por edhe për dëmet e shkaktuara nga protesta, ka deklaruar ai për RTK.

Ai ka këshilluar lëvizjen Vetëvendosje të përdorë institucionet për të kundërshtuar politikat e qeverisë ndërsa ka shtuar se protestat nuk janë mënyra më e mirë për këtë.

Vetëvendosja i ka të gjitha mundësitë dhe format e hapura të kundërshtojnë politikën e Qeverisë. Protesta nuk është mënyra më e mirë për realizimin e politikave, ka shtuar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›