E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Demonstrata e Shkodrës tronditi regjimin komunist

15-01-2012 / Gazeta 55

Shkodra përkujton 21 vjetorin e themelimit të PD
 
Qyteti i Shkodrës ka përkujtuar dje 14 janarin e vitit 1990, këtë datë të shënuar, e cila i dha hov lëvizjeve antikomuniste në vend, ndërsa qytetarë të Shkodrës, nxënës dhe studentë do të rrezonin, bustin e stalinit të vendosur në qendër të qytetit të Shkodrës.
E pranishme në këtë aktivitet ka qenë edhe kryetarja e Kuvendit dhe njëherazi nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e cila i ka cilësuar si heronj të gjithë ata që morën pjesë në ato demonstrata kundër regjimit komunist në vend.
“Plot 22 vjet më parë, në paraditen e datës 14 janar të vitit 1990, me mijëra banorë të qytetit të Shkodrës u grumbulluan në qendër të qytetit dhe për disa orë me radhë zhvilluan një tubim proteste në heshtje, i cili synonte rrëzimin e monumentit të Stalinit që ndodhej në një nga lulishtet e shesheve kryesore të atij qyteti. Po kështu ajo demonstratë e 14 janarit të vitit 1990, tundi nga themelet udhëheqjen e lartë komuniste të Shqipërisë dhe personalisht Ramiz Alinë, i cili ia faturoi atë shërbimeve të huaja dhe kryesisht UDB-së jugosllave”, u shpreh Topalli. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se themelimi i PD ishte shpresa për një Shqipëri ndryshe – ndërsa 100 vjetori i Pavarësisë e gjen Shqipërinë më pranë idealeve Evropiane
     Pukë - Edhe Puka përkujtoi dje 21 vjetorin e lëvizjeve antikomuniste dhe themelimin e Partisë Demokratike, të parës forcë politike opozitare në Shqipëri. Nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli përshëndeti qytetarët pukjanë për mbështetjen që i kanë ndër vite PD-së, ndërsa e cilësoi 21 vjetorin e themelimit të PD si një ditëlindje të shënuar për Shqipërinë.
“Gëzuar lindjen e Partisë Demokratike në rrethin e Pukës! Padyshim çdo datëlindje është një festë dhe si festë është e bukur. Datëlindja na kujton lindjen  dhe siç do lindje në botë, lindjet janë të vështira, aq më tepër pas gjysmë shekulli të 50 viteve represioni mizor. Lindja e partisë së parë të të drejtave dhe lirive të njeriu kaloi përmes një procesi të vështirë. Lindi pasi kishte lënë një periudhë të çmendur, të një shekulli të çmendur, të një shekulli me numrin më të madh të burgosjeve, të dënimeve, pushkatimeve, në përqindje me popullsinë dhe i’a kalonte ndoshta Bashkimit Sovjetik të asaj kohe. Lindja e degës së Partisë Demokratike këtu në Pukë, ashtu siç ishte lindja e degëve në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe në çdo vend të territorit tonë të dashur. Ishte shpresa për një Shqipëri ndryshe, ishte shpresa për një flamur krenar, ishte shpresa për të pasur më shumë dinjitet dhe kush më shumë e justifikoi premtimin dhe ëndrrën e asaj kohe sesa kjo parti e drejtuar nga Sali Berisha”, u shpreh Topalli.
Sipas saj, të gjithë të rinjtë, ata që guxuan, ata që dolën të parët në një kohë të vështirë, në një kohë që kërkonte kurajë, do të përmbyste epokat dhe do të hapte një kohë tjetër.
“Ju ishit në krye! Ju nuk e braktisët asnjëherë PD-në, as në ditët e vështira të 1997 dhe për këtë unë do të falënderoja me gjithë zemër secilin prej jush”, tha Topalli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›