Feith: Protestat e Vetëvendosjes, jo progres
Mos përdorni rrugët për qëllime politike! Ky ka qënë mesazhi i përcjellë nga Shefi i ICO, Pieter Feith, i cili ka reaguar në lidhje me protestën e Vetëvendosjes.
Më vjen keq për protestën dhe dhunën e përdorur, duke parë skena të dhunshme që janë paraqitur në terren. Më duhet të shpreh keqardhje që deklaratat e ambasadorëve, deklarata ime, normalisht edhe e Qeverisë, duke marrë parasysh për mosmbajtjen e protestës dhe shmangien nga dhuna.
Më vjen keq për njerëzit dhe policët e lënduar në protestë, por edhe për dëmet e shkaktuara nga protesta, ka deklaruar Feith.
Për të, protestat nuk janë mënyra më e mirë për të kundërshtuar politikat e qeverisë, por kjo lëvizje duhet të përdorë institucionet.
Vetëvendosja i ka të gjitha mundësitë dhe format e hapura të kundërshtojnë politikën e Qeverisë. Protesta nuk është mënyra më e mirë për realizimin e politikave, ka shtuar ai.