E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështetja gjermane për Kosovën, Hoxhaj në Berlin

Udhëton për në Berlin, për të marrë edhe njëherë mbështetjen gjermane për Kosovën. Çështja e Veriut të Kosovës, udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, njohjet e reja dhe axhenda europiane, e çojnë sërish Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në Gjermani.

Sipas zyrës së shtypit të ministrisë, Hoxhaj pritet të takojë përfaqësues të kabinetit të kancelares Angela Merkel, homologun e tij Guido Westervelle dhe përfaqësues të tjerë politikë.

Duke iu referuar mediave kosovare, mësohet se gjatë këtij takimi, atij pritet ti rikonfirmohet mbështetja e shtetit gjerman për integritetin territorial të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›