Durrës, zjarr në anijen çisternë, një i vdekur
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Porto-Romano ku një anije çisternë ka marrë flakë, ndërsa mësohet se njëri prej anëtarëve të ekuipazhit ka humbur jetën.
Lajmi konfirmohet nga kapiteneria e Portit Durrës. Anija në fjalë kishte shkarkuar para 3 ditësh, 3 mijë e 500 ton benzinë në portin e hidrokarbureve në Porto-Romano, ndërsa sot ishte nisur drejt Italisë.
Anija çisternë me flamur panemez dhe me 15 anëtarët e saj në bord është mbytur 6 milje larg Portit të Durrësit ndërsa ekuipazhi i saj përbëhej me shtetas të huaj.
Ndërkaq, si pasojë e mbytjes së anijes ka humbur jetën një prej pjesëtarëve të ekuipazhit, tre të tjerë rezultojnë të zhdukur ndërsa 11 pjesëtarët e tjerë janë evakuar.