Feith: Reputacionii Kosovës ështëtronditur
BEOGRAD- Ka shumë rëndësi që udhëheqësit politikë në Kosovë të dyshuar për trafiqe organesh të mos jenë pjesë e qeverisë së re të Kosovës, deklaroi përfaqësuesi civil i BE Peter Feith. Deklaratat e Feith u bënë gjatë një interviste për B92.
"Formimi i qeverisë varet nga udhëheqësit e Kosovës dhe hapat që do të marrin, unë nuk dua të ndërhyj tek kjo cështje. Anëtarët e qeverisë së ardhshme të Kosovës duhet të kenë integritet të lartë moral", tha Feith.
Ai u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të qenë më konstruktive dhe të hapur në hetimet për trafikun e organeve në bazë të pretendimeve të paraqitura në raportin e raportuesit të Këshillit të Europës Dick Marty. Feith deklaroi se reputacioni i Kosovës u trondit muajt e fundit, pas publikimit të raportit të Marty.
“Për sa i përket raportit të Marty besoj që gjëja më e mirë që Prishtina mund të bëjë është të jetë e hapur dhe konstruktive sa më shumë të jetë e mundur. Hetimi ka shumë gjasa të nisë, por kjo varet edhe nga provat që Marty pritet të dorëzojë”,- theksoi Feith.
"Është e rëndësishme që procesi të jetë sa më i shpejtë të jetë e mundur, që të mund të nxjerrim konkluzione në mënyrë që mbi Kosovë të mos mbetet asnjë re dyshimi", theksoi ai.
Sipas Feith, sa më shpejt të formohet qeveria e Kosvës, aq më shpejt do të fillojnë edhe negociatat mes Prishtinës e Beogradit.
(m.a/BalkanWeb)