E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish tërmet në Prizren

Nga Express më 12 shkurt 2011 në ora 13:45

Një termet i shkallës 3.2 të Rihterit ka ndodhur të shtunën në rajonin e Prizrenit. Dridhjet janë ndjerë rreth orës 4.30 minuta, raportoi divizioni i sizmologjisë së Kosovës.

Siç raporton RTK, paraprakisht kanë ndodhur edhe dy goditje, por të intensitetit më të dobët.

Ndërsa zyrtarë të drejtorisë për siguri dhe emergjencë në komunën e Prizrenit, thanë se nuk janë raportuar për dëme materiale, por dridhjet kanë shkaktuar shqetësim tek qytetarët.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›