E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Të përdoren të gjitha mjetet për gjetjen e të zhdukurve

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 08:03

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith u ka shprehur mirënjohje të gjitha organizatave vendore dhe ndërkombëtare, të cilat punojnë në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë.

Përmes një deklarate për media, Feith ka thënë se përpjekja e përbashkët e familjarëve të viktimave, organizatave joqeveritare, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare është vendimtare për të marrë vesh fatin e personave të pagjetur.

“Ne duhet t’i përdorim të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme për të adresuar traumën emocionale, si dhe aspektet e tjera të rëndësishme ligjore dhe sociale, me të cilat familjet e personave të pagjetur përballen në mënyrë konstante”, ka thënë Feith.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›