E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith emeron anetaret e ekipit per komunen e Gracanices

Perfaqesuesi Civil Nderkombetar, Peter Feith, i ka emeruar 16 anetare te Ekipit Pergatitor Komunal per komunen e re te Gracanices.

Ky ekip ka mandat te pergatise te gjitha burimet, objektet dhe strukturat administrative qe kerkohen per themelimin dhe funksionimin e komunes se re te Gracanices, ne te ardhmen.

Anetareve te emeruar te ekipit do t'u bashkohen edhe nga nje perfaqesues i Ministrise se Administrimit te Pushtetit Lokal dhe Zyres Civile Nderkombetare.

Feith ka thene se themelimi i Ekipit Pergatitor Komunal per Gracanicen "tregon se decentralizimi ne Kosove po ece perpara".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›