Marrëveshja e Ohrit, dëshmi e maturisë politike në Maqedoni

"Marrëveshja e Ohrit është dhe do të mbetet një dëshmi e maturisë politike në Maqedoni dhe bazë mbi të cilën do të ndërtojmë shtetin e përbashkët". Kjo ishte deklarata e zëvendëskryeministrit të ngarkuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdylaqim Ademi, gjatë pritjes në Mavrorë me rastin e tetëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes.
Duke folur për rëndësinë e Marrëveshjes, Ademi theksoi se ajo është vendimtare për të ardhmen e shtetit të Maqedonisë. "Fryma e kësaj Marrëveshjeje do të jetë vendimtare për ardhmërinë e shtetit tonë dhe do të jetë gurthemel i shtëpisë sonë të përbashkët", nënvizoi Ademi. Ndërkohë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti duke vlerësuar nënshkrimin e marrëveshjes tetë vjet më parë theksoi se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, jo vetëm që shqiptarëve iu dha mundësia të realizojnë të drejtat e tyre, por edhe Maqedonisë iu dha shansi të jetë pjesë e botës së zhvilluar. "Shumë është bërë nga viti 2001 e deri më sot. Shumë ligje janë miratuar në parlament, ku do të veçoja ligjet për përdorimin e gjuhës shqipe, për dokumentet personale, legalizimin e Universitetit të Tetovës, që është realitet dhe po zgjerohet në më shumë qytete", deklaroi Ahmeti. Ai falenderoi faktorët ndërkombëtarë, BE-në, NATO-n dhe SHBA-në, pasi pa mbështetjen e tyre nuk do të kishte sukses. Në pyetjen e gazetarëve si është qëndrimi i BDI-së për kontestin për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, Ahmeti tha se edhe atëherë edhe tani BDI është e interesuar dhe e gatshme të jetë pjesë e procesit të negociatave dhe se punët po lëvizin në drejtim të mirë. Në ceremoninë e zhvilluar në këtë përvjetor, nga nënshkruesit e këtij dokumenti, mori pjesë vetëm lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.