Feith mirëpret misionin vëzhgues të ENEMOs
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian në Kosovë, Pieter Feith është takuar të mërkurën me Darko Aleksovin, kreun e Rrjetit Evropian të Organizatave për Monitorimin e Zgjedhjeve (ENEMO).
Ky është misioni më i madh ndërkombëtar për monitorimin e zgjedhjeve i akredituar për të vëzhguar Zgjedhjet Lokale në Kosovë 2009. Selia e misionit ndodhet në Prishtinë, ndërsa një ekip kryesor prej 7 anëtarësh dhe 12 vëzhguesish afatgjatë, po e përgatisin terrenin për 108 vëzhguesit afatshkurtër që vijnë nga anëtarët e ENEMOs dhe shtetet e tjera të interesuara. Feith dhe Aleksov kanë diskutuar për koordinimin ndërmjet BEsë dhe ENEMOs lidhur me zgjedhjet në Kosovë.
Zgjedhjet lokale që po vijnë janë me rëndësi vendimtare për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe krijimin e një shoqërie shumetnike. Këto zgjedhje paraqesin një mundësi për të gjitha komunitetet që të fitojnë përfaqësim demokratik adekuat në nivelin lokal. Prania e misionit vëzhgues të zgjedhjeve, ENEMO, do të sigurojë mundësinë e realizimit të një vlerësimi të pavarur dhe kompetent të zgjedhjeve lokale, ka thënë Feith.