E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith serish fton serbet te marrin pjese ne zgjedhje

Nga Express me 30 nentor 2010 ne ora 1511

Perfaqesuesi special i BE-se ne Kosove dhe shefi i Zyres Civile Nderkombetare Piter Feith u ka bere thirrje serbeve te Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare me 12 dhjetor ne Kosove.

Ai eshte shprehur se shpreson ne nje dalje te madhe te serbeve te Kosoves ne zgjedhjet e ardhshme.

147Me daljen ne zgjedhje serbet marrin interesin e tyre ne duar te tyre. Me kohe do te permiresohet edhe bashkepunimi rajonal dhe ne lidhje me Beogradin148 i ka thene Feith nje radioje lokale serbe ne Kosove sic transmeton Evropa e Lire.

Ai ka thene se decentralizimi nuk ka perfunduar dhe se prioritet eshte formimi i komunes se Mitrovices Veriore.

147Serbet qe votojne nuk bejne krim148

Nje zyrtar i qeverise se Serbise Oliver Ivanoviq thote per BBC-ne se pjesemarrja e serbeve ne zgjedhjet e Kosoves nuk paraqet kurrfare vepre kriminale dhe askush nuk duhet te sanksionohet per kete.

Por sekretari shteteror ne Ministrine Serbe per Kosoven e ben te qarte qendrimin e Beogradit se ata qe behen pjese e institucioneve te Kosoves nuk mund te marrin paga nga Serbia.

Oliver Ivanoviq vleresoi se dalja e serbeve ne zgjedhje do te dobesonte pozicionin e Serbise ne bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit qe pritet te nisin ne fillim te vitit te ardhshem.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›