Thaci Vizat brenda 15 muajve

Kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci vazhdon te premtoje liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosoves brenda nje afati prej 15 muajsh.
Ndonese nje dite me pare raportuesja per Kosoven ne Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek tha se Brukseli nuk ka nje afat te caktuar kohor per Kosoven ne lidhje me liberalizimin e vizave dhe i beri thirrje qeverise qe ne vend te afateve te perqendrohet ne plotesimin e kritereve per t146u perfshire ne Shengenin e Bardhe Thaci tha se ka kontakte direkte me Brukselin dhe se ky proces do te permbyllet brenda 15 muajve apo edhe me heret.
147Une jam i zotuar qe t146i implementoj te gjitha kriteret demokratike bile edhe per me pak se 15 muaj qe Kosova t146i kryeje obligimet e veta per liberalizimin e vizave. Kam besim te plote dhe konfirmim edhe nga Brukseli se nuk do te vonohet me shume se 15 muaj. Une vazhdoj te kem linja direkte me autoritetet vendimmarrese ne Bruksel148 tha Thaci.
Deklaratat dhe premtimet e kryeministrit ne doreheqje nuk merren me shume optimizem nga shoqeria civile. Analisti Ylli Hoxha drejtor i Klubit per Politike te Jashtme tha se Kosova ka pengesa serioze kontraktuale me Bashkimin Evropian per shkak te mosnjohjes nga ana e 5 vendeve anetare.
147Mendoj se problemi me Bashkimin Evropian eshte fillimisht politik. Te zgjidhet problemi politik atehere problemet teknike do te jene me lehte te zgjidhshme. Kosova nuk ka kapacitet te futet ne raport politik kontraktual me BE-ne momentalisht dhe kjo do ta pengoje heret apo vone ecjen e saj ne kete drejtim. Pa u zgjidhur problemi politik veshtire se do te mund te kalojme ne problemet teknike148 tha Hoxha.
Nisur nga problemet politike ne raportet Kosove - BE dhe ngecjet qe sipas Ylli Hoxhes jane evidente ne kuader te integrimeve evropiane ai nuk i merr si shume premtuese zotimet e kryeministrit ne doreheqje per liberalizimin e vizave brenda 15 muajve te ardhshem.
147Kosova ka ngecur me hapa te dukshem ne krahasim me rajonin ne te gjitha proceset qe cojne ne integrimin evropian. Une me te vertete do te kisha deshire t146i besoja kryeministrit por nuk mundem. Nuk mundem sepse argumentet qe jane ne anen e zonjes Lunacek jane shume me serioze dhe me bindese148.
147Kosova aktualisht nuk ka kapacitet kontraktual me BE-ne dhe si e tille veshtire se do te mund te depertoje ne nje proces me serioz ne raport me BE-ne148 theksoi Hoxha.
Integrimi i Kosoves ne strukturat euroatlantike dhe liberalizimi i vizave tashme jane bere pjese e premtimeve parazgjedhore. Keto procese shihen te domosdoshme pasi qe Kosova si shteti me i ri ka mbetur e fundit si ne aspektin e integrimit ashtu edhe ne ate te qarkullimit te qytetareve te saj neper Evrope pa viza. /rel/