Mali i Zi do të hapë një pikë të re kufitare me Kosovën
Mediat malazeze njoftojnë se kjo pikë e re kufitare do të hapet në Çakorr, në rrugën Murino-Pejë. Punimet ishin parashikuar të fillonin brenda këtij viti, por duke marrë parasysh borën që ka nisur në këtë zonë, ato janë shtyrë për vitin e ardhshëm.
Zyrtar të komunës së Plavës theksojnë se riaktivizimi dhe ndërtimi i rrugës Murino-Çakorr-Pejë do të sillte një perspektivë edhe më të mirë për zhvillimin e resurseve ekonomike dhe turistike të Plavës dhe tërë zonës.