Fejohet me një valltarë striptizi
.jpg)
Ajo ka vetëm 11 javë që i dha fund fejesës me Leandro Penna. Por duhet se Katie Price nuk dëshiron të humb më shumë kohë për të gjetur bashkëshortin e saj të tretë, dhe u fejua me Kieran Hayler i cili me profesion është valltarë striptizi.
Nëna e tre fëmijëve, 34 vjeçarja Price ka bërë të ditur se ka marrë një propozim sekret nga 25 vjeçari në ditën e Krishtlindjeve.
“Keiran dhe unë kemi folur për martesë disa herë dhe ai më propozoi mua gjatë darkës së Krishlindjeve. Mu dukë vendimi i drejt. E di se çfarë do të thonë njerëzit sepse i kam dëgjuar të tilla fjalë edhe më mirë. Por jeta është e shkurtër dhe kur ndjehem mirë për diçka, atë e bëj”, tha ajo.
Fejesa e tyre është bërë vetëm një muaj pasi që ata dolën publikisht së bashku.
Katie më parë ishte e martuar me sportistin Alex Reid por e la atë në janarë të 2011 pas 11 muajsh martesë.
Katie dhe Alex nisën të dilnin bashkë në verën e 2009 vetëm dy muaj pasi modeles i ishte thyer zemra nga divorci i kërkuar i bashkëshortit të saj të parë, Peter Andre. /Indeksonline/