Qeni i thyen zemrën këngëtares Pink

Qeni i dashur i këngëtares Pink ka ngordhur. Nëna e një fëmije ka treguar se zemra e saj është thyer pasi që Foxy Mamma ndërroi jetë. Kafsha ngordhi të shtunën në moshën 13 vjeçare.
“Do të na mungosh Foxy… Të duam shumë”, shkroi Pink.
Ajo gjithashtu publikoi një foto të qenit ku dukej shumë i ëmbël derisa shikonte drejt në kamerë.
Edhe bashkëshorti i Pink, Carey Hart, shkroi për të.
“Prehu në paqe Foxy Mamma. Ke bërë një jetë të mirë. 13 vite për një qenë si ti është një jetë e plotë. Do të vazhdosh të jesh i dashur dhe do tu mungosh shumë personave”.
Pink do t’i rikthehet turneut të saj botërorë, “Truth about love” në muajin shtatorë. /Indeksonline/