Fejzullahu dëshiron Cagliarin

Në fakt, sulmuesi kosovar ka kontratë edhe për një vit me klubin holandez, Nijmegen, por është i huazuar te skuadra suedeze, Mjallby. Andaj prishtinasi beson se holandezët nuk do ta pengonin transferimin e tij të mundshëm në ndonjë ligë më të fortë.
“Plani është të qëndroj gjashtë muaj këtu. Synoj të luaj me sukses dhe gjatë verës të shkoj diku tjetër. Në verë do të më mbetet edhe një vit kontratë me Nijmegen, por mendoj se ata do të më shesin nëse marr ndonjë ofertë të mirë”, ka deklaruar kosovari 23-vjeçar për Sportbladet.
Ai ka pohuar se do të dëshironte që karrierën ta vazhdonte në Serie A me Cagliarin, për të cilin ekip luan ish-bashkëlojtari i tij nga Mjallby, Moestafa El Kabir. “Do të ishte mirë të transferohesha në Cagliari, aty ku është El Kabir”, ka përfunduar ai.