E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, 60 gola

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është bërë futbollisti i parë pas gati 40 vitesh që shënoi 60 gola brenda një sezoni në ligat kryesore të futbollit evropian.

Argjentinasi realizoi dy herë në fitoren 4-1 në La Liga ndaj Real Zaragozas të shtunën. 24 vjeçari tani është shtatë gola prapa rekordit të Gerd Mullerit për numrin më të madh të shënimeve brenda një sezoni.

Legjenda gjermane shënoi 67 herë për Bayern Munichun në sezonin 1972-1973. Messi, deri më tani ka realizuar 38 gola në La Liga dhe 14 të tjerë në Ligën e Kampionëve, përfshirë pesë në fitoren ndaj Bayer Leverkusenit në 1/8 e finales në mars.

Messi po ashtu ka shënuar dy herë në Copa del Rey, tri në Superkupën e Spanjës, një në Superkupën e Evropës dhe dy në Kampionatin botëror të klubeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›